18.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Horoskopi ditor, e diel, 10 Tetor 2021

Dashi

Sot do të kaloni një ditë të mërzitshme dhe do kërkoni që të qëndroni vetëm. Duhet që të keni shumë kujdes kur bisedoni me miqtë, pasi ata mund t’iu marrin për ters çdo gjë. Probleme do të keni dhe në punë.

Demi

Një ditë të bukur do të kaloni sot. Do të kaloni shumë kohë me miqtë dhe me familjen tuaj. Për sa i përket financave, do të keni gjithçka nën kontroll dhe mund të bëni të gjitha shpenzimet që dëshironi.

Binjakët

Do të kaloni një ditë pozitive, por do të përjetoni dhe emocione te forta. Duhet që të tregoni shumë kujdes, pasi sot do të përballeni me një zgjedhje shumë të vështirë për sa i përket të ardhmes.

Gaforrja

Gjatë gjithë ditës do të jeni të angazhuar me punë. Pjesën e lirë të kohës do ta kaloni me familjen dhe do të shijoni pa fund ato pak momente. Për sa i përket financave mund të merrni një lajm të keq.

Luani

Do të jeni përball shumë zgjedhjeve sot dhe do jeni të hutuar, pasi nuk do dini se çfarë duhet të bëni. Nëse doni që të keni sukses, tregohuni të zgjuar dhe merrni vendimin me intuitë, vetëm kështu mund të mos gaboni.

Virgjëresha

Planet tuaja të hershme për të patur një biznes personal, mund të jetësohen sot. Duhet që të merrni disa vendime të rëndësishme dhe të bëni zgjedhjet e duhura. Miqtë do t’iu mbështesin në ëndrrën tuaj.

Peshorja

Do të jetë një ditë e lumtur kjo e sotmja për ju. Do të merrni një lajm të mirë nga puna, pasi eprorët kanë vendosur që t’iu motivojnë me një shpërblim të majmë dhe do të gëzoheni shumë.

Akrepi

Gjatë gjithë ditës së sotme do të jeni të angazhuar me një problem familjar. Do të jeni përpara disa zgjedhjeve shumë të rëndësishme dhe duhet që vendosni nën presion. Kujdes me financat.

Shigjetari

Një problem shëndetësor do t’iu shqetësojë gjatë gjithë ditës së sotme. Duhet që të konsultoheni me një mjek, për të qenë më të qetë. Shëndeti do të ndikojë negativisht dhe në punën tuaj.

Bricjapi

Ata që janë të dashuruar sot do të kalojnë momente të paharrueshme. Gjithçka do ta keni nën kontroll dhe do të merrni një lajm të mirë për sa i përket të ardhmes suaj në punën e re. Edhe financat do t’i keni nën kontroll.

Ujori

Një ditë e bukur do të jetë kjo e sotmja për ju. Do të arrini që të finalizoni planin tuaj për biznesin e ri. Këshillohet që të tregoni shumë kujdes, përpara se të merrni vendimet e rëndësishme.

Peshqit

Një udhëtim i shkurtër do t’iu lumturojë shumë, pasi do të harroni të gjitha problemet e javës. Nga puna do të merrni një lajm shumë të mirë dhe do të gëzoheni shumë. Por duhet të tregoni kujdes me financat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...