30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Horoskopi ditor, e enjte, 05 Gusht 2021

Dashi

Këtë të enjte pritet që t’i pranoni të gjitha situatat ashtu siç janë. Sado që do t’ju shtyjnë drejt situatave të pakëndshme, ju do të dini si të menaxhoni gjithçka do të ndodhë përreth jush.

Demi

Situatat sentimentale mund të ngarkohen disi këtë të enjte 5 gusht. Do të jeni të detyruar të hapni rrugë. Bëni ushtrime dhe shëtitje për të humbur vëmendjen.

Binjakët

Binjakët janë ata që shfaqin më shumë romancë tek partneri. Edhe të enjten do të jetë një ditë rrezatuese. Shijoni gjithçka që do t’ju vijë.

Gaforrja

Do të jeni kreativë dhe me shumë energji. Mjafton vetëm të jeni të gatshëm të ndërmerrni iniciativa në marrëdhënie me të tjerët.

Luani

Ju do të përpiqeni që të jeni të gatshëm për të bashkëpunuar në ambjentin e punës. Falë aftësive tuaja komunikuese gjithçka do të arrihet me sukses.

Virgjëresha

Sa më shumë të toleroni aq më keq do jetë për ju. Të mirat materiale që keni arritur së fundmi, dëshironi t’i dyfishoni, ndaj edhe do të punoni dyfish të enjten.

Peshorja

Mos u tregoni shumë të ashpër këtë të enjte 5 gusht. Në mbrëmje do të shihni veten në pasqyrë dhe do të kuptoni si dukeni. Mos humbisni miq me vlerë.

Akrepi

Lëreni dashurinë dhe ndjenjat tuaja të shkëlqejnë të enjten. Gjithçka që do t’ju komunikohet do t’ju duket pak e vështirë për ta bërë.

Shigjetari

Kjo e enjte nuk është një ditë e mirë për të marrë përsipër rolin e drejtuesit. Do t’ju kundërshtojnë dhe nuk do të jeni të fuqishëm për të mbrojtur idetë tuaja.

Bricjapi

Nëse do t’ju ofrohen mundësi të mira për ndonjë aventurë, mund edhe të pranoni duke mos u treguar të turpshëm. Partneri do të jetë përkrah jush dhe do shijojë gjithçka.

Ujori

Nesër situatat e rënduara emocionalisht do t’ju rrethojnë. Mos i hidhni zjarr çështjeve sepse mund të digjeni edhe vetë. Lërini njerëzit të vendosin vetë. Bën kujdes me shëndetin.

Peshqit

Mos i pranoni detyrat që mund t’ju jepen nëse keni dyshime se nuk jeni mjaftueshëm të fuqishëm për t’i përballuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...