26.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Horoskopi ditor, e hënë, 11 Tetor 2021

Dashi

Këtë ditë të parë të javës së re, të gjitha dyshimet tuaja do të fashiten dhe kjo do t’ju japë guxim që t’i shihni gjërat më me pozitivitet. Të gjithë do të donin të kishin energjinë tuaj këtë fillim jave. Do të mund të ndiheni më rehat duke u marrë më shumë me veten tuaj, por kjo varet nga ju.

Demi

Do të dëshironi të ndryshoni rutinën në jetën tuaj të përditshme, por mos e teproni… Shenjat pararendëse të lodhjes së përgjithshme kanë marrë fund, por i konsideroni ato si një paralajmërim që në të ardhmen të stresoheni më pak.

Binjakët

Këtë të hënë mund të shihni mundësi të reja për të ardhmen… Jini të hapur dhe gjeni një mënyrë për të ecur përpara! Ndjenja e lodhjes pengon përparimin tuaj në punë.

Gaforrja

Do të gjeni paqe në shtëpi dhe njerëzit përreth jush. Jeni përfshirë në diskutime të cilat vazhdojnë. Nga ana tjetër po riktheheni në formë dhe po ndiheni më mirë, ruani energjitë për të qenë më produktivë në punë.

Luani

Do të shfaqni talent për të fituar simpatinë e njerëzve, sharmi juaj do të hapë dyert për ju! Nëse mund të punoni për të kontrolluar padurimin tuaj, do të përfitoni.

Virgjëresha

Mos i merrni fjalët shabllon për çdo gjë e nga këdo. Jeni bërë kaq të tërhequr dhe zhyteni në guackën tuaj sapo nisni të dyshoni se dikush po ju vë në lojë. Harxhoni kaq shumë energji, por ato do t’ju duhen për çështjet e punës.

Peshorja

Ka ardhur koha për ndryshim. Jeni duke u stërmunduar nga një nevojë që të jeni më i pranishëm dhe më protagonist te miqtë përreth. Aftësitë e liderit mund t’i shpalosni tani!

Akrepi

Do të jeni shumë të ndjeshëm për të bërë gjykime të vërteta në lidhje me ngjarjet që po ndodhin. Mos e mundoni veten për të bërë sa më shumë që të fitoni besueshmërinë e të tjerëve. Mjafton të jeni racional.

Shigjetari

Klima është konstruktive dhe shpërblyese në marrëdhënie dhe fati është në anën tuaj nëse keni plane për krijimin e lidhjeve të reja. Po humbni shumë kohë në çështje të parëndësishme që po bëhen rraskapitëse.

Bricjapi

Aftësitë tuaja të ndërmjetësimit do të jenë shumë të dobishme në shuarjen e ca konflikteve që po ndodhin rreth jush. Po përpiqeni shumë, por mos vallë po lini veten mënjanë?

Ujori

Këtë ditë të hëne do të mësoni disa gjëra të reja që do të jenë një burim pozitiv për të parë në sy të ardhmen. Jini të hapur ndaj ideve të reja. Keni nevojë të moderoni veprimet tuaja dhe nëse ia dilni, çdo gjë do të jetë mirë.

Peshqit

Këtë të hënë do të merreni me problemet e atyre që ju rrethojnë dhe aftësitë që keni krijuar po ju bëjnë profesionist të vërtetë. Sigurohuni që të mos jeni shumë të ashpër në këshillat që jepni. Vallë pse e mbani kaq nën kontroll ndjeshmërinë tuaj?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...