26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Horoskopi ditor, e Hënë , 22 Janar 2024

Dashi

Kushtojini vëmendje kësaj dite sepse në punë mund të ketë situata që do t’ju nervozojnë. Megjithatë, nga ana personale, mos u ndikoni nga situata që mund të ju kenë përfshirë në punë dhe jepni më të mirën tuaj në çift.

Demi

Ditë e mbushur me zhvillime pozitive. Nga pozicioni i tanishëm i yjeve, ky është një moment i mirë për të ndërtuar të ardhmen në çift. Ndërsa gjithë ata që janë vetëm, do të kenë mundësi për takime të reja. Në punë do t’ju duhet të bëni disa zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen.

Binjakët

Do të bisedoni për një problematikë me personin e zemrës. E rëndësishme është që të flisni për thelbin e problemit. Duhet që të dëgjoni pa u bërë të pasjellshëm dhe arrogantë dhe më pas të jeni në gjendje të flisni nga thellësia e zemrës.

Gaforrja

Qëllimi juaj ka qenë gjithmonë të zbuloni gjëra të reja dhe sot është koha për të vendosur se cilën rrugë të zgjidhni. Mundohuni të jeni të sinqertë me veten dhe me ata rreth jush, kini pritshmëri realiste dhe shfrytëzoni të gjitha perspektivat që ju hapen.

Luani

Nëse ndiheni fajtor se bëni shumë pazar, apo e teproni me ushqimin, sot duhet të përpiqeni ta ndërprisni këtë. Është koha për t’i dhënë fund aktiviteteve të tepruara dhe t’i ktheheni një mënyrë më të thjeshtë jetese të paktën për momentin. Zëvendësoni luksin me gjëra më të thjeshta.

Virgjëresha

Planetet kërkojnë që të jeni disi më të ekuilibruar në aktivitetet tuaja të përditshme. Momentalisht mund të jeni plot energji dhe entuziazëm, por nuk do të mund të jeni gjatë gjithë kohës në gjendje për të kryer çdo aktivitete të mundshëm. Ka ardhur koha që të vini disa limite.

Peshorja

Dita e sotme për disa mund të jetë veçanërisht tërheqëse nga pikëpamja e dashurisë dhe e miqësisë. Ndërsa disa të tjerë do të lajkatohen nga dikush. Në ambientin e punës serioziteti dhe saktësia juaj do të vlerësohen.

Akrepi

Kujdesuni nga ngacmimet në dashuri, ndërsa në punë keni akumuluar shumë lodhje, shfrytëzojeni këtë ditë për të rimarrë energjitë tuaja për javën që ju pret.

Shigjetari

Tregohuni më të hapur dhe flisni edhe për vogëlsira në dukje, por me pasoja të mëdha. Sot duhet të reflektoni mirë, pasi ka ardhur momenti që të merrni vendim lidhur me raportin në çift. Në sferën profesionale, pas shumë pritjesh, do të arrini të merrni kënaqësitë e shumëpritura.

Bricjapi

Pasiguritë që keni, mund t’ju shtyjnë në marrjen e vendimeve të gabuara në dashuri. Bëni kujdes! Ata që janë vetëm, do të kenë mundësi të shumta për të bërë takime interesante. Në punë, priten zhvillime të rëndësishme për gjithë të lindurit e kësaj shenje.

Ujori

Jeta shoqërore dhe komunizmi i përgjithshëm që keni me të tjerët është në nivelet më të larta. Përdoreni këtë mundësi për të bërë miq të rinj. Personin e zemrës do ta takoni në një zyrë ose në një kurs trajnimi.

Peshqit

Do t’ju jepen shumë mundësi për të realizuar shumë nga planet tuaja, prandaj kini kujdes që të mos bëni ndonjë lëvizje të pamatur. Në financat tuaja, do të ketë një favor të papritur, i cili mund t’ju japë fitime të konsiderueshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...