28 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Humb jetën 9 ditë mbasi konsumoi vaktin ,kalojnë në hetim pronarët e restorantit

Një 15 vjeçar ka humbur jetën në Itali, pas një dreke me miqtë e tij në një restorant japonez në Vomero, në Napoli, me një menu fikse për 15 euro. Luca Piscopo, 15 vjeç nga Soçavo, student model, më 23 nëntor shkon për herë të fundit në një restorant dhe vdes 9 ditë më vonë.

Tani prokurori i Napolit kërkon të shohë qartë dhe për këtë arsye ka hapur një hetim dhe ka urdhëruar autopsinë. Për momentin, pronari i restorantit dhe mjeku i përgjithshëm që i dha Lucas një terapi me ilaçe që dukej se funksiononte, janë në regjistrin e të dyshuarve për vrasje .

Menjëherë pasi konsumoi sushi, i riu kishte të vjella, diarre dhe temperaturë të lartë. Edhe miqtë që po drekonin me të, kishin simptoma të ngjashme, të cilat duket se janë shkaktuar nga bakteri i salmonelës. Por Luca nuk u shërua kurrë.

Pas simptomave të para, mjeku kishte përshkruar një antipiretik për temperaturën dhe fermente laktike për çrregullimet e zorrëve, më pas i kishte shtuar një antibiotik. Pas një jave, ethet më në fund ishin ulur dhe situata dukej se po përmirësohej dalëngadalë. Në vend të kësaj, më 2 dhjetor, zemra e tij ndaloi.

Tashmë hetuesi kërkon të kuptojë nëse ai ka pasur patologji të mëparshme, edhe nëse familjarët e Lucas pohojnë se “ishte në gjendje të shkëlqyer shëndetësore”, nëse vdekja mund të lidhej vërtet me drekën e sushit dhe nëse mjeku i kishte përshkruar terapinë e duhur. Ndërkohë lokali mbetet i hapur në pritje të autopsisë për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...