27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Humbi bashkëshorten e tij 7 vite më parë, Stefi Prifti rigjen dashurinë

7 vite më parë, Stefi Prifti humbi bashkëshorten e tij e cila la pas edhe dy vajza. Herë pas here, Stefi e ka shprehur dhimbjen dhe brengën në intervista, por krejt papritur në jetën e tij ka ardhur një mundësi për një fillim të ri.

I shoqëruar nga vëllai i tij, Endri në programin “Rudina” për të folur mbi projektet e reja dhe verën që lamë pas, biseda u ndal në një postim shumë domethënës të këngëtarit.

Më 23 Qershor, në ditëlindjen e tij të 55-të, Stefi postoi një foto ku shihen dy duar shoqëruar me një diçiturë ku konfirmon se po përjeton një dashuri të re. Mes emocionesh,ai rrëfeu për fillimet e kësaj marrëdhënieje për të cilën nuk ka qenë në kërkim, por ka nisur nga diçka krejt e zakonshme: një telefonatë pune.

“Ajo që mund të them është që as nuk e kërkova, as më kërkoi në kuptimin që nuk u njohëm as në koncerte, as në club-e, as në bare, por u njohëm përmes një telefonate pune, prej së cilës rrodhën disa telefonata të tjera dhe mua m’u krijua një emocion, një ndjesi për zërin, mënyrën e komunikimit, edukatën. Këto ishin elementët e parë që krijuan këtë lidhje që tashmë unë e kam deklaruar dhe është e vërtetë”, u shpreh Stefi.

Rëndësi ka edhe një detaj tjetër që pata mirëkuptimin e vajzave të mia, sepse ai ishte një problem shumë i rëndësishëm për mua, në atë moment kur… Por gjeta mirëkuptimin e tyre, pasi ato e njohën nga afër, kontaktuan me të, biseduan, qëndruan gjatë, kështu që ndihem shumë mirë për këtë. Kaq.

Këngëtari shtoi se është i vetëdijshëm se në të ardhmen nuk do mund t’i shpëtojnë ndonjë fotoje, por do të zbulojë më shumë me kohën. Ai shprehu vlerësimin për partneren dhe shtoi se është një marrëdhënie në distancë, pasi ajo nuk jeton në Shqipëri.

Stefi Prifti: Unë e vlerësoj shumë atë femër, jashtë mase, kam konsideratat e mia doemthënë sepse është një njeri shumë i veçantë. Rrallë mund të ketë njerëz të tillë, jo vetëm në kuptimin e marrëdhënies që kemi ne si të dashur, por edhe në kuptimin njerëzor dhe të sakrificës për mënyrën se si i zgjidh gjërat dhe se si ne i kemi dhënë drejtim. Por është një dashuri në distancë, ka vështirësitë e veta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 23 Qershor 2026

0
♈ Dashi Sot ndiheni të motivuar për të çuar përpara planet tuaja. Energjia juaj tërheq vëmendjen e të tjerëve dhe mund të fitoni mbështetje për...

Parashikimi I motit, e Martë, 23 Qershor 2026

0
23 qershori pritet të jetë një ditë tipike verore në Shqipëri, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Bregdeti do të përfitojë...

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...