20.8 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Humbja historike në Hungari/ Orbán pranon dështimin dhe kërkon ‘rifreskim të plotë’ të Fidesz

Kryeministri hungarez në largim Viktor Orbán ka reaguar pas humbjes së rëndë në zgjedhje, duke pranuar nevojën për ndryshime të thella brenda partisë së tij pas një periudhe 16-vjeçare në pushtet.

Në një intervistë të transmetuar drejtpërdrejt në YouTube, Orbán u shpreh se mënyra e funksionimit të deritanishëm nuk mund të vazhdojë dhe se kërkohet një riorganizim i plotë i forcës së tij politike.

“Është e nevojshme një rifreskim i plotë, jo vetëm për Fidesz, por për të gjithë krahun nacionalist,” deklaroi ai.

Zgjedhjet u fituan nga rivali i tij Péter Magyar, i cili udhëhoqi një fushatë me profil konservator dhe pro Bashkimit Europian, duke siguruar një shumicë të fortë në parlament.

Sipas rezultateve, partia e tij ka arritur të marrë një shumicë prej dy të tretash, në një proces zgjedhor me pjesëmarrje të lartë të qytetarëve.

Humbja e Orbán konsiderohet një kthesë e rëndësishme politike në Hungari, duke sinjalizuar një ndryshim të mundshëm të drejtimit politik të vendit pas më shumë se një dekade e gjysmë dominimi të Fidesz.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...