20.7 C
Tiranë
Wednesday, July 8, 2026

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim njerëzish, kapet në Rinas 47-vjeçari turk me dy identitete

Autoritetet e aeroportit të Rinasit në Tiranë kanë arrestuar ditën e sotme në bashkëpunim me partnerët evropianë një shtetas turk me qëllim ekstradimin e tij pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Raportohet se shtetasi turk ishte shpallur në kërkim për menaxhim të një grupi kriminal me aktivitet në dhënien ndihmë, për kalimin e paligjshëm të kufijve shtetëror, ndërsa ishte dënuar më parë edhe në Gjermani.

Njoftimi i policisë:

Rinas / Vijon bashkëpunimi i pandërprerë ndërmjet Policisë Kufitare, ZQK Interpol Tirana dhe partnerëve europianë.

 

 

Arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin, një shtetas turk, i kërkuar ndërkombëtarisht, për menaxhim të një grupi kriminal me aktivitet në dhënien ndihmë, për kalimin e paligjshëm të kufijve shtetëror.

I arrestuari, i dënuar më parë në Gjermani.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve të shtuara me pajisjet bashkëkohore, dedektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasin turk të kërkuar ndërkombëtarisht:

– M. T., alias T. N., 47 vjeç, banues në Stamboll, pasi Gjykata e Gyor-it, Hungari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të kufirit dhe menaxhimi i një grupi kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal i Hungarisë.

Gjatë verifikimeve, ka rezultuar gjithashtu, se 47-vjeçari ishte i dënuar më parë edhe në Gjermani.

Vijojnë veprimet procedurale, në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, për ekstradimin e këtij shtetasi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Mashtrim me tre identitete? Kush është Indrit Aliu, personi që u shfaq pranë Ramës...

0
Indrit Aliu, i njohur edhe me emrat Indrit Kolleshi dhe David Isaac, rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë pas publikimit të fotografive...

“Ëndërronte të bëhej arkitekt”/ Kush ishte 19-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në mes të...

0
Vetëm pak javë pasi kishte përfunduar shkollën e mesme dhe po përgatitej të niste studimet për arkitekturë, 19-vjeçari shqiptar Gent Maksutaj u vra me...

Rama drejt Ankarasë për Samitin e NATO-s, Erdoğan pritet të zhvillojë takim dypalësh me...

0
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Ankarasë, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas mediave...

Dhunohet nga bashkëmoshataret në Fier,policia nis hetimet

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku tre vajza adoleshente dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje në një banesë. Pamjet e...

Rëndohet bilanci në Venezuelë/ Tërmetet lënë 3,535 viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur,...

0
Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën në fund të muajit qershor është rënduar ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...