22.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Video/ I tha Kurtit “gënjeshtar”, përleshje masive fizike në Kuvendin e Kosovës

Një përleshje masive fizike ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës. Kjo teksa po fliste kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilit deputetja Ganimete Musliu i tha “gënjeshtar”.

Deputetët opozitarë janë parë duke u afruar te foltorja e Kuvendit të Kosovës, derisa më pas nis përleshja. Besnik Bislimi, zv. kryeministër, e hoqi një letër të vënë nga opozita. Ai madje e kishte gjuajtur me shishe deputetin Mërgim Lushtaku.

Kryeministri i vendit po fliste në lidhje me marrëveshjen për deeskalim që ndodhi në Bratisllavë.

Nuk dihet aktualisht se çka po ndodh në Kuvendin e Kosovës. Deputetët e pozitës dhe opozitës janë mbledhur në afërsi të foltores së Kuvendit të Kosovës.

Çka tha Kurti?

“Në të njëjtën kohë e kemi shfaqur ndjeshmërinë tonë për paqe të qëndrueshme… e cila nënkupton që të kemi ndjeshmëri që në këto dy javë të fundit nuk ka pasur as protesta të dhunshme, as incidente, as sulme në veri të Kosovës, rrjedhimisht nuk kemi tërheqje të policisë së Kosovës.” – u shpreh ai.

Kujtojmë se e gjithë kjo po ndodh për shkak të incizimeve që ka publikuar Nacionale gjatë ditëve të kaluara ku evidentohet se shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka pasur komunikim me kriminelin Millan Radojiçiq.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...