34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Bardhi drejtuar Nikollës: A nuk ju vjen juve turp që u bëtë mburojë e mafiozëve

Ju zonja kryetare e Kuvendit, nuk keni kurajo që të pyesni kryeministrin nëse vjen apo jo në seancë. Kjo tregon që ju nuk jeni këtu si kryetare e këtij Kuvendi, por për ti bërë shërbime që i interesojnë vetëm Edi Ramën. Ju flisni këtu për procedurë, a e keni lexuar ju shkresën që ka ardhur nga prokuroria, çdo dokument e kishte bërë Klodian Zoto dhe ju flisni për procedurë.

I bëj thirrje Arben Ahmetajt të vij këtu dhe të tregojë bashkëpunëtorët e tij në qeveri, dhe të mos shëtisë nga një aeroport në një tjetër, me lekët që ju ka vjedhur shqiptarëve. Ju keni futur ligjin për kanabisin në çdo komision, dhe ska qenë asnjë urgjencë dhe në asnjë kalendar.

Çfarë urgjence ka? Secili prej jush ka një dosje, a ndjeni ju përgjegjësi që u bëtë fasada e inceneratorëve, a nuk ju vjen juve turp që u bëtë mburojë e mafiozëve. I nxorët të gjithë pa përgjegjësi, por ja që paska përgjegjës.

Kreu i SPAK tha në Këshillin e Mandateve se prej një jave Arben Ahmetaj ka intimuduar dëshmitarët dhe po tenton prishjen e provave, këtë kërkoi Altin Dumani, që të bëhet arrestimi i menjëhershëm

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...