26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

I zbulohen 320 mijë euro në makinë/ Shqiptari kapet në doganë nuhatet nga qeni i policisë

Një shqiptar me banim në Itali është arrestuar nga policia italiane pasi po tentonte të transferonte jashtë vendit një shumë parash më shumë se 320 mijë euro të ndara në 38 tufa kartëmonedhash, të padeklaruara.

Ai u ndalua për një kontroll rutinë në një nga vendkalimet e kufirit tokësor me Slloveninë. Paratë ishin fshehur brenda automjetit në kabinën e pasagjerëve.

Në momentin kur u pyet nga efektivët, shqiptari tha se nuk kishte asgjë në makinë për të kaluar në doganë.
Por ata panë sjelljen e tij të shqetësuar dhe vendosën të kontrollojnë automjetin me ndihmën e qenve të policisë. Gjatë kontrollit vunë se shqiptari kishte hapur një pjesë të automjetit në lartësinë e pedaleve, ku ishin fshehur paratë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...