31.8 C
Tiranë
Friday, July 3, 2026

Identifikohet shqiptari që humbi jetën në ndjekje policore në Itali: 38-vjeçari Arbër Meçaj mbante drogë me vlerë 1 milionë euro

Arbër Meçaj, 38 vjeç, është shqiptari që humbi jetën në një aksident tragjik gjatë një ndjekjeje policore në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Romës, ku Meçaj, i cili po transportonte kokainë me vlerë të përllogaritur rreth 1 milionë euro, tentoi t’i shpëtonte forcave të rendit.

Arratisja dhe përplasja fatale

Sipas mediave italiane, policia ishte vendosur në pritë pasi kishte informacion mbi aktivitetin kriminal të Meçajt dhe bashkëpunëtorit të tij italian. Sapo makina e tipit Fiat 500 L, pa targa, u afrua në rrugën Via Santa Maria Goretti, oficerët ndezën sirenat për ta ndaluar. Por në vend që të ndalonte, Meçaj nisi një arratisje me shpejtësi, që përfundoi tragjikisht në Via Spaventa.

Makina doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë, për t’u përmbysur menjëherë. Meçaj, që mbante me vete një çantë me 23 pako kokaine, vdiq në vend si pasojë e përplasjes. Hetimi paraprak tregon se ndjekja ka zgjatur rreth 30 minuta.

Hetimet në vazhdim

Trupi i viktimës është transferuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Poliklinikës “Tor Vergata” ku do të kryhet autopsia, ndërkohë që autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë dinamikën e ndjekjes dhe origjinën e drogës së trafikuar.

Ky është një tjetër rast që trondit opinionin publik mbi përfshirjen e të rinjve shqiptarë në rrjetet ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe pasojat tragjike që sjell krimi i organizuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shumë shpejt do të shihemi në Kosovë”/ Bedri Hamza zbulon mesazhin që i përcolli...

0
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë,...

16 shtatori vendimtar për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin! Haga cakton datën e shpalljes...

0
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë caktuar datën e shpalljes së aktgjykimit për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi,...

“Ronaldo nuk dorëzohet!”/ Portugalia përmbys Kroacinë dhe siguron biletën për në 1/8-at e Botërorit

0
Portugalia ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti me përmbysje 2-1 Kroacinë në sfidën e zhvilluar në...

Tragjedi në Vlorë/ 23-vjeçarja dyshohet se humbi jetën pasi konsumoi fotoksinë, prek me fjalët...

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Xhyherinë, në Vlorë, ku një 23-vjeçare, e identifikuar si Ola Metani, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë...

‘Më dhunuan sapo dola nga banesa’/ Sulmohet analisti Ilir Demaliaj, policia shpall në kërkim...

0
Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar nga dy persona në afërsi të banesës së tij, në një ngjarje që ka shkaktuar reagime. Nga pamjet e publikuara,...