32.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Ilir Meta: Distancim nga koalicioni me Sali Berishën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse do të bashkohet me Sali Berishën në koalicionin për zgjedhjet e pranverës së 2025-ës. Ndërsa të dy aleatët kanë lënë të evaziv përgjigjen për një bashkëpunim të tillë, Meta duket më i distancuar nga kjo ide.

Ai shprehu mbështetje të plotë për betejën e Berishës kundër narkoshtetit, duke theksuar sakrificat e tij që tregojnë frikën e regjimit nga opozita e vërtetë. “Jemi në solidaritet të plotë me betejën e tij të jashtëzakonshme,” tha Meta.

Meta ka kritikuar gjithashtu kreun e SPAK, Altin Dumani, duke e akuzuar se po heton pa asnjë provë për të. Ai e përjashtoi mundësinë e gjetjes së ndonjë veprimi të paligjshëm nga ana e tij. “As ka gjetur dhe as ka për të gjetur një akt në kundërshtim me ligjin,” tha ai.

Duke iu referuar hetimeve, Meta sugjeroi se SPAK po përpiqet të përdorë individë të tjerë që kanë qenë pranë tij për të arritur qëllime politike. Ai e cilësoi këtë si një tentativë për të goditur udhëheqësit e vërtetë të opozitës dhe për të instaluar një “fake-opozitë”.

Meta është nën hetim nga SPAK për çështje të lidhura me lobimin në SHBA dhe dosjen CEZ-DIA.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...