30.3 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Kërkime për të zhdukurit në Emilia-Romagna pas përmbytjeve, 17 persona te vdekur

Në provincën italiane të Emilia-Romagna, vazhdojnë kërkimet për dy persona të zhdukur pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut. Autoritetet njoftuan se pothuajse 1,500 banorë janë evakuuar nga qyteti i Banjakavalit dhe një paralajmërim i kuq është në fuqi për kushtet ekstreme të motit, që pritet të vazhdojnë deri në mbrëmjen e sotme.

Zona e goditur përfshin qytetet Bolonja, Cesena, Forli, Ravenna dhe Rimini, ku janë regjistruar rrëshqitje të shumta të dheut. Shkollat janë ende të mbyllura në Ravenë dhe në disa zona përreth Forli-Cesena.

Emilia-Romagna ka pasur një përvojë të ngjashme në maj 2023, kur përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut shkaktuan vdekjen e 17 personave dhe dëme disa miliardë euro. Tani, shumë zona që u preken dje nga reshjet e dendura kanë pësuar përmbytje edhe më parë.

Përveç kësaj, reshje të dendura shiu kanë goditur edhe rajonin Marche, veçanërisht qytetin e Ankonës, ku lumi ka dalë nga shtrati. Në Toskanë, zona veriore e Mugello është në alarm, pasi disa rrugë provinciale u mbyllën për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...