35.4 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Ilir Meta sulmon SPAK nga burgu: “Instrument i Ramës për goditjen e opozitës”, mbledh militantët

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mobilizoi sot mbështetësit e tij në një protestë para Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Përmes një letre të lexuar nga sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Arla Merja, Meta akuzoi SPAK dhe kreun e saj, Altin Dumani, si instrumenta të Kryeministrit Edi Rama për goditjen e opozitës dhe mbrojtjen e korrupsionit.

Në letrën e tij, Meta ngriti akuza të ashpra kundër Dumanit, duke e quajtur “mercenar” dhe duke deklaruar se SPAK po përdoret për të dhunuar Kushtetutën dhe për të garantuar pandëshkueshmërinë e qeverisë. Ai denoncoi mosveprimet e SPAK ndaj çështjeve të mëdha, si “Dosja McGonigal”, manipulimet zgjedhore në Dibër dhe Elbasan, dhe skandalet e patronazhistëve.

SPAK është instrument kamikaz i Edi Ramës për të goditur opozitën dhe për të mbrojtur mekanizmin kriminal të qeverisë: krim, zgjedhje, pushtet,” shkruhej në mesazh. Meta kritikoi gjithashtu procesin e vettingut dhe deklaroi se drejtësia është shndërruar në një sistem të kapur nga qeveria.

Jemi këtu se SPAK me veprimtarinë antikushtetuese, të paligjshme, arbitrare po i shërben verbërisht Narkoregjimit për të rrëmbyer në mënyrë të dhunshme dhe antidemokratike një tjetër mandat 4-vjeçar.Ishte ky SPAK që “Dosjen e Dibrës”, që tronditi edhe Europën dhe u bë çështje e Parlamentit Europian dhe Bundestagut, e delegoi në Prokurorinë e Dibrës për të relativizuar dhe shuar një nga krimet më të orkestruara elektorale të Edi Ramës dhe zyrtarëve të lartë të “Rilindjes”.Ishte ky SPAK, që denoncimin e opozitës në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit për krimet elektorale që bënë zyrtarët e “Rilindjes” me bandat e Elbasanit nuk e hetoi, por ja kaloi Prokurorisë së Elbasanit, që ishte në konflikt interesi, sepse vëllai i Prokurorit ishte kandidat për deputet i Partisë Socialiste, ndaj kjo solli edhe gjakderdhjen e Elbasanit, por edhe manipulimin e ngjarjes nga policia dhe Prokuroria.Ishte po ky SPAK që për rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 2021, në vend që të hetonte Qeverinë, hetoi dy gazetarët që informuan publikun për skemën kriminale të patronazhimit të qytetarëve.Edhe procesi i “Metamorfozës” u bë publik vetëm pasi u vodh dhe u grabit Bashkia e Shkodrës dhe pse ajo kishte ardhur prej kohësh dhe e përkthyer në shqip.Edhe “Dosja e Elbasanit” kishte të paktën dy vjet që kishte ardhur dhe e përkthyer në shqip, por u bë publike me nxitim ditën që Gjykata e Strasburgut bëri publike se po e shqyrtonte çështjen e Berishës si “leading case”.Dihet se këto dosje që vijnë nga partnerët zvarriten qëllimisht dhe bëhen goditje të pjesshme dhe selektive për të mos goditur thelbin e mekanizmit të “Rilindjes”: krim – zgjedhje – pushtet të Narkoregjimit.Që nga krijimi i SPAK, Narkoekonomia ka lulëzuar dhe korrupsioni ka arritur nivele marramëndëse.Por ndërsa thirret një fshat i tërë në Tiranë për një autokombanjë, Dumani e quan krim intelektual grabitjen më të pacipë dhe pa maska në mes të ditës të inceneratorit që nuk ekziston nga Rama e Veliaj.Me një pjesë të mirë të parave që vodhën nga inceneratorët dhe PPP-të që nuk hetohen ose hetohen fiktivisht, financohen shumë televizione, emisione dhe pseudoanalistë që përsërisin tezat e “Rilindjes” mbi arritjet e SPAK-ut falë të cilëve Shqipëria është e para për korrupsionin në kontinent.Dumani nuk ka as hallin e qytetarëve, as të shtetit por të Ramës dhe Veliajt që t’i mbajë në pushtet për interesin e tij dhe të disa mercenarëve si vetja.Ajo që kisha paralajmëruar prej muajsh veçse u përforcua nga vetë Dumani para pak ditësh kur kërkoi ende pa bërë gjysmën e parë të mandatit 9-vjeçar, të sigurojë edhe një mandat tjetër 9-vjeçar gjoja në emër të pavarësisë së prokurorive.

Meta apeloi për rivendosjen e drejtësisë dhe paralajmëroi vazhdimin e betejës së tij për të rikthyer lirinë dhe demokracinë në vend. Ai akuzoi Dumanin për shpërdorim të pozitës, ndërsa falënderoi mbështetësit e tij për angazhimin e tyre në protestën kundër asaj që ai e quajti “drejtësi me regji”.

“Pa drejtësi nuk ka liri!” përfundoi Meta, duke premtuar se beteja e tij do të vazhdojë deri në rivendosjen e një sistemi të pavarur dhe kushtetues të drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...