38.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Inceneratorët/ Kryemadhi: “Në këto kompani funksionojnë, blerje fiktive tek ushqimet, shkëmbejnë fatura me njëra-tjetrën”

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi doli sot paradite në një konferencë për shtyp para gazetarëve, teksa konfirmoi se do të dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme një tjetër padi për inceneratorin e Tiranës.

Kryemadhi shtoi se do të ketë dokumente të reja autentike.

“Kur vijmë në shitjet që ka bërë shitjet që ka bërë kjo kompani që janë të ndara në 780 fatura, që janë në librin e shitjeve që do t’ia dorëzojmë SPAK-ut. Frutat janë shkëmbyer me inerte, ushqimi, vaji janë shkëmbyer me asphalt dhe uji i pijshëm janë kthyer në beton. Pra, çdo të thotë? Do të thotë që pjesa më e madhe e këtyre kompanive, shkëmbejnë fatura me njëra-tjetrën.

Ky është totali i librit të shitjeve për kompanitë. Kompanitë më të vërdha janë kompanitë fiktive, këto kompani shkëmbejnë fatura me njëri tjetrin. Kompanitë me jeshile, janë kompanitë që kanë fituar koncesionet dhe që kanë fituar punë publike. Pra çfarë kanë ndodhur? Ka ndodhur që në këto kompani funksionojnë, blerje fiktive tek ushqimet. Kompanitë e mëdhaja ushqimore, uji pijëshëm i cili mund të jetë 8 milionë dollarë që është blerë ujë i pijshëm. 6-7 milionë fruta ekzotike.

Të cilat janë të ndara në fatura të vogla, nuk blihen me llogari bankare, nuk janë mbi 3 milionë lekë, por janë fatura të cilat janë nën 3 milionë lekë në mënyrë të tillë që lëvizja financiare të mos bëhet nëpërmjet llogarive bankare por të bëhet në KESH. Dhe shitja e produktit beton është bërë me faturë bankare por rezulton që pagesat bankare nuk janë kryer. Përveçse nuk kryhen, kompanitë që kanë bërë blerjet nga këto kompanitë fiktive marrin dhe rimbursimin e TVSH-së.

Për të vazhduar hap pas hapi, çfarë ka ndodhur, janë 3 grupe të cilat funksionojnë. Grupi i parë është kompanitë e inceneratorëve që kanë mbi 30 milionë euro, sidomos inceneratori Tiranës që ka mbi 30 milionë euro evasion fiskal pra, fatura fiktive, që nga këto kompani fiktive kanë blerë sheqer, miell, oriz, vaj për të ndërtuar ato vaskat e betonit që pamë në inceneratorin e Tiranës.

Ndërkohë, kompanitë e ndërtimit që kanë fituar koncesionet e ndërtimit dhe të rrugëve janë ato që kanë marrë 99.99% të tenderave publikë, pjesa kryesore janë kompani që kanë fituar të gjitha punët publike, ku i kanë shërbyer këto fatura për të rritur në mënyrë fiktive shpenzimet po përveç kësaj shërben dhe shërben pasi marrin dhe 20% e TVSH-së. Përveçse marrin para nga buxheti i shtetit këto kompani i rrëmbejnë buxhetit të shtetit dhe 20% e TVSH-së”, tha Kryemadhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...