34.5 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Incident në Lubjanë: Deputeti slloven Andrej Hoivik ngjitet në çatinë e Parlamentit dhe kërcënon me vetëvrasje

Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë ka ndodhur sot në Lubjanë, ku Andrej Hoivik, deputet dhe përfaqësues i Partisë Demokratike Sllovene (SDS) në opozitë, është ngjitur në kulmin e ndërtesës së parlamentit dhe ka kërcënuar se do të hidhej nga çatia, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Ngjarja alarmoi autoritetet, dhe në vendngjarje mbërritën policia, zjarrfikësit dhe ambulanca. Zjarrfikësit ngritën një shkallë drejt kulmit dhe pas negociatave, Hoivik pranoi të zbriste, duke iu dorëzuar personelit mjekësor pa lëndime.

Në një deklaratë për mediat, Hoivik tha:

“Nuk akuzoj askënd, madje as kryeministrin Robert Golob. Por ajo që po bëjnë në këtë vend, nuk është e drejtë.”

Policia ka konfirmuar se nuk ka pasur të lënduar, ndërsa ngjarja po trajtohet si një rast i krizës psikologjike, ku autoritetet po ofrojnë ndihmën e nevojshme. Sipas burimeve të brendshme, Hoivik kishte shfaqur shenja rraskapitjeje emocionale gjatë javëve të fundit, ndërsa motivet e sakta nuk janë bërë ende publike.

Partia Demokratike Sllovene reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale:

“Sprovat e jetës ndonjëherë janë shumë të vështira dhe kërkojnë mirëkuptim.”

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Slloveni dhe ka rindezur diskutimet mbi shëndetin mendor dhe presionin psikologjik në jetën politike. Autoritetet pritet të japin një njoftim zyrtar në orët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“The Odyssey” thyen rekordin e Christopher Nolan/ Filmi kalon 1 miliard dollarë dhe bëhet...

0
Hollywood – “The Odyssey” ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve në arkëtime globale, duke u bërë filmi më i suksesshëm komercial në karrierën...

Debutim ëndrrash për Taulant Seferin në Turqi/ Sulmuesi shqiptar shënon pas vetëm 9 minutash...

0
Turqi – Taulant Seferi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të re në futbollin turk, duke gjetur rrugën e...

Roja I sigurisë gjendet i pajetë në resort në Hawaii/ 20-vjeçari i dyshuar u...

0
Hawaii – Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maui-n, ku një roje sigurie u gjet i pajetë në një resort plazhi. Mediat e huaja raportojnë...

“Gabim diplomatik”/ Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn për Kosovën: “Ukraina duhet ta njohë shtetin”

0
Prishtinë – Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka kritikuar deklaratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ky i fundit rikonfirmoi se Ukraina nuk...

“Ujërat e zeza derdhen në det”/ Alarm në Durrës në kulmin e sezonit turistik,...

0
Durrës – Një situatë e rëndë mjedisore është denoncuar ditën e djeshme në Durrës, ku ujërat e zeza dyshohet se po derdheshin drejtpërdrejt në...