22.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Inflacioni në Britaninë e Madhe arrin nivelin më të lartë në 4 dekada, shkak çmimet rekord

Norma e inflacionit të Britanisë arriti në 9.1 për qind në maj, një nivel rekord në katër dekadat e fundit. Zyra për Statistikat Kombëtare tha të mërkurën se inflacioni i çmimeve të konsumit u rrit sërish në muajin maj, niveli më i lartë që nga viti 1982.

Ekonomisti Grant Fitzner tha se “rritja e vazhdueshme e çmimeve të ushqimeve dhe çmimet e larta rekord të karburanteve u kompensuan nga kostot e veshjeve që u rritën më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

Rritja ishte në përputhje me pritjet e analistëve dhe sinjalizon se nuk ka një fund të shpejtë të rritjes së kostos së jetesës me të cilën përballen miliona njerëz në Britani. Banka e Anglisë thotë se inflacioni mund të arrijë në 11 për qind në tetor kur të hiqet edhe kufiri në faturat e brendshme të energjisë.

Miliona njerëz në Britani, si ata në të gjithë Evropën, po përballen me rritjen e kostos së tyre të jetesës, pjesërisht të nxitura nga lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila po kufizon furnizimet me energji dhe produkte ushqimore, siç është gruri.

Presioni po i shtyn punëtorët të kërkojnë rritje të konsiderueshme të pagave, një lëvizje që qeveria konservatore argumenton mund të çojë inflacionin edhe më të lartë.

Mijëra punëtorë hekurudhorë hynë të martën në grevë, duke kërkuar rritje të pagave, ndërsa aeroportet e vendit tashmë janë paralizuar për më shumë se një muaj për shkak të mungesës së stafit.

Nën presionin për të bërë më shumë për të ndihmuar familjet britanike, që po përballen me goditjen më të rëndë ekonomike në dekada, kryeministri Boris Johnson, tha se greva do të dëmtonte bizneset, ndërsa ato vazhdojnë të rimëkëmben nga pandemia. /REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...