11.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Irani dënon shtetasin Francez me 5 Vjet Burg nën akuzën e kërcënimit të Sigurisë Kombëtare

Irani ka dënuar shtetasin francez, Louis Arnaud, me pesë vjet burgim nën akuza të sigurisë kombëtare. Familja e tij ka deklaruar se ai po udhëtonte në Iran si turist.

Nëna e Arnaudit, Sylvie Arnaud, tha se gjykimi ndaj djalit të saj është mbajtur në Gjykatën Revolucionare, dhe që atij nuk i është lejuar që të ketë një avokat. Familja tha gjithashtu se 36-vjeçari, një konsulent bankar, është i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe se këto akuza janë të pabaza.

Në njoftim, nuk ka pasur konfirmim zyrtar në lidhje me dënimin e tij nga zyrtarët iranianë ose mediat shtetërore.

Arnaud u arrestua më 28 shtator të vitit 2022, pasi kishte udhëtuar nëpër disa vende, duke përfshirë Italinë, Greqinë, Turqinë, Gjeorgjinë, Armeninë dhe më pas Iranin.

Hyrja e tij në Iran përkon me kohën kur vendi ishte mbërthyer nga protesta mbarëkombëtare, ku kërkoheshin kushte më të mira të jetesës dhe më shumë liri. Familja e Arnaudit tha se ai ishte qëndruar larg trazirave.

Aktualisht, në Iran po mbahen tre shtetas francezë të tjerë, Cecile Kohler, Jacques Paris dhe një person i tretë i paidentifikuar. Teherani ka tentuar të lidhë këta persona me protestat dhe ka akuzuar Perëndimin se ka nxitur protestat në Iran.

Ministria e Jashtme franceze ka shprehur shqetësimin e saj dhe e ka cilësuar dënimin e Arnaudit si shkelje të të drejtave themelore. Ata kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij, si dhe të shtetasve të tjerë francezë që janë arrestuar në mënyrë arbitrare në Iran.

Shumë qeveri perëndimore e kanë akuzuar regjimin e Iranit se po i merr pengje shtetasit me shtetësi të dyfishtë dhe ata të huaj me qëllim që t’i përdorë ata për këmbim të të burgosurve apo për të bërë presion gjatë negociatave ndërkombëtare. Irani mohon këto akuza.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...