30 C
Tiranë
Sunday, September 20, 2026

Irani ekzekuton të dënuarin për spiunazh ndaj Mossad-it: Autoritetet zbulojnë informacionet që dyshohet se përcolli

Irani ka ekzekutuar Hossein Pedaran, një shtetas iranian i dënuar për spiunazh dhe për dhënien e informacioneve të klasifikuara agjencisë izraelite të inteligjencës, Mossad.

Ekzekutimi është konfirmuar nga Mizan, media e lidhur me Gjyqësorin iranian, e cila raportoi se dënimi me vdekje u zbatua pasi përfunduan të gjitha procedurat gjyqësore dhe vendimi u miratua nga Gjykata Supreme.

Sipas autoriteteve iraniane, Pedaran dyshohej se kishte bashkëpunuar me Mossad-in dhe i kishte përcjellë informacione të ndjeshme lidhur me objekte ushtarake dhe raketore në Isfahan.

Sipas Gjyqësorit iranian, informacionet e dorëzuara te shërbimi izraelit përfshinin të dhëna mbi aktivitetet raketore, objektet ushtarake, si dhe identitetet dhe të dhënat personale të disa pjesëtarëve të personelit.

Nga CIA te Mossad-i

Mizan raportoi se Pedaran fillimisht kishte tentuar të kontaktonte me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës amerikane, CIA, me qëllim bashkëpunimin, por nuk kishte marrë përgjigje.

Më pas, sipas versionit të autoriteteve iraniane, ai kishte vendosur kontakt me Mossad-in dhe kishte nisur bashkëpunimin me agjencinë izraelite.

Gjyqësori iranian pretendon se Pedaran ishte trajnuar nga një oficer i Mossad-it për mënyrën e dërgimit të raporteve dhe përdorimin e komunikimeve të enkriptuara. Sipas Mizan, ai kishte marrë gjithashtu disa pagesa në euro në këmbim të informacioneve që kishte përcjellë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, autoritetet iraniane thanë se kishin gjetur një bllok shënimesh me informacione “shumë konfidenciale” lidhur me çështje raketore.

Gjithashtu, sipas autoriteteve, u sekuestruan pajisje për ruajtjen e të dhënave të enkriptuara, si dhe një pajisje e aftë për të fotografuar dhe regjistruar video në mënyrë të fshehtë.

Autoritetet iraniane: Objektet u goditën gjatë luftës

Autoritetet iraniane kanë deklaruar gjithashtu se disa prej objekteve ushtarake për të cilat Pedaran dyshohet se i kishte dhënë informacione Mossad-it u goditën gjatë luftës 12-ditore.

Sipas Gjyqësorit iranian, sulmet shkaktuan viktima dhe të plagosur mes punonjësve të këtyre objekteve.

Ekzekutimi i Pedaran është njoftuar në një periudhë tensionesh të larta mes Iranit dhe Izraelit. Gjyqësori iranian ka akuzuar edhe në raste të tjera persona për bashkëpunim me shërbimet izraelite të inteligjencës.

Pretendimet për bashkëpunimin e Pedaran me Mossad-in dhe informacionet e përcjella prej tij janë ato të paraqitura nga autoritetet iraniane dhe media e lidhur me Gjyqësorin e vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...