23.6 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Ironizon Rama për marrëveshjen me emigrantët me Italinë: Do vijnë afrikanët këtu të uritur seksualisht dhe…

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin e Medias për Europën Juglindore, ku ka diskutuar marrëveshjen e emigrantëve me Italinë. Rama ka shprehur shqetësimin e tij për përhapjen e lajmeve të “tmerrshme”, duke ironizuar disa prej tyre.

Ai ka cituar një lajm që përfshinte deklaratat e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, duke shtuar se lajmi është përhapur me mospërfillje të detajeve.

Kryeministri shprehet për një shqetësim për prirjet seksuale të emigrantëve afrikanë, duke shtuar se çdo individ pozicionohet në llogarinë e tij, dhe kjo është një shqetësim që ai do të donte ta shprehte.

“Kur kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e shpjegoi marrëveshjen për shtypin, qartësoi se në këtë program përjashtohen fëmijët dhe gratë shtatzëna. Lajmi që doli ‘asnjë grua, vetëm 3 mijë burra afrikanë’. Pra lajmi është i përhapur, ndaj më është dashur ta shpjegoj, por ngelet e ngulitur në mendjet e njerëzve. Do vijnë afrikanët këtu të uritur seksualisht dhe Zoti e di çfarë do ndodhë kur të shfryjnë dëshirat e tyre një ditë te vajzat e bardha shqiptare. Deri në këtë pikë arriti. Çdokush pozicionohet në llogoren e vetë, është vetëm kjo prirja për të qëlluar. Ky është një shqetësim që kam dhe doja ta shprehja.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...