30.7 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Ish-drejtori dhe 5 ish-punonjës të administratës së Uzinës së armëve të Poliçanit nën hetim për shitjen e 500 tonë tunxh

6-ish-punonjës të administratës së Kombinatit Mekanik në Poliçan (Uzinës së Armëve), mes tyre edhe drejtori i këtij Kombinati janë nën hetim nga Prokuroria e Rrethit të Beratit.

Mësohet se ka qenë Sektori i Krimit Ekonomik ai që ka nisur një hetim të thelluar në lidhje me zhdukjen e rreth 50 ton lënde të parë “tunxh” nga Kombinati Mekanik i Poliçanit. Drejtori i Kombinatit Mekanik Poliçan, Shefja e Financës, Sekretarja, Dispeçeri dhe dy magazinierët akuzohen se e kanë shitur lëndën e parë, duke përfituar shuma të mëdha lekësh.

Shitja e shpejtë e rreth 50 ton tunxh,dyshohet se është kryer nëpërmjet uljes së çmimit real të vlerës së tij.Nga hetimet e kryera nga Inspektorët e Krimit Ekonomik në DVP Berat dyshohet se vjedhja dhe shitja e lëndës së parë të Kombinatit Mekanik në Poliçan është kryer gjatë viteve 2017-2020 dhe paratë e shitjes i kanë përfituar punonjësit e administratës.

E gjithë kjo vjedhje është vënë re pas mbylljes së Kombinatit në 31.12.2020 dhe menjëherë ka nisur edhe hetimi mbi zhdukjen e të gjithë lëndës së parë të Kombinatit,që nga ana e ish/drejtuesve të administratës së tij pretendohet se është vjedhur pa dijeninë e tyre.

Kombinati Mekanik në Poliçan është mbyllur në 31.12.2020 dhe 130 punonjës të tij nuk kanë marrë ende edhe sot pagat e punës së kryer për periudhën 2016-2020,me pretendimin se nuk ka pasur asnjë shitje. Ata shpeshherë kanë protestuar në dyert e këtij Kombinati dhe prej vitesh janë duke u dergjur në dyert e Gjykatave për t’i përfituar këto para

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...