11.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Ish-zyrtari i FBI-së dënohet për korrupsion, lidhjet me Edi Ramën dhe fshehja e kontakteve

Gazeta “Zëri i Amerikës” raporton ekskluzivisht dënimin e Charles McGonigal, ish-zyrtarit të lartë të kundërzbulimit në FBI, i cili u dënua me 28 muaj burgim nga Gjykata federale e Uashingtonit për shkelje të besimit të publikut. McGonigal akuzohet për marrjen e 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Nezaj dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, duke përfshirë kryeministrin Edi Ramën.

Prokurorët theksojnë se McGonigal jo vetëm nuk deklaroi marrjen e parave, por gjithashtu avancoi interesat e biznesit të Nezaj dhe gënjeu FBI-në për aktivitetet e tyre të përbashkëta, duke fshehur faktin e konfliktit të interesave dhe interesave financiare private. Kjo përbën në thelb korrupsion që minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë, thuhet në dokument.

McGonigal do të fillojë dënimin me burg më 18 mars, sipas avokatit të tij. Ndërkohë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, sfidoi drejtësinë amerikane duke “marrë” me vete Dorian Duçkën, i cili po hetohet nga SPAK si personazh i përfshirë në dosjen e ish-agjentit të FBI ku është implikuar edhe kryeministri Rama. Përderisa McGonigal u përfshi në telashe ligjore, Rama duket se ka zgjedhur rrugën e konfrontimit me drejtësinë amerikane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...