23.5 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

“Ishim duke ngrënë bukë dhe babai mu turr” – rrëfimi i 25-vjeçarit që vrau të atin në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik, ku 25-vjeçari Marjan Kodheli masakroi me thikë mesditën e së martës të atin e tij, 69-vjeçarin Pjetër Kodheli, në banesën e familjes në fshatin Shkallnur, Durrës.

Autori ka dhënë një rrëfim të detajuar për hetuesit, duke përshkruar momentin e krimit:

“Ishim duke ngrënë bukë dhe babai më turr. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e mbaj mend pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia, para gjashtë muajsh. Kam jetuar në Francë, jam me pasaportë franceze. Atje kam qëndruar rreth gjashtë vjet dhe më pas kam shkuar në Greqi, ku kam punuar për gjashtë muaj. Nga Greqia jam kthyer në shtëpi dhe isha i papunë. Kemi pasur debate me babain. Sherri ndodhi teksa hanim drekë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe e qëllova.”

Hetimet kanë zbuluar se fillimisht Marjani ka goditur të atin me një copë druri pas koke dhe më pas me thikën e bukës, duke e qëlluar në zemër. Pas krimit, dyshohet se e la thikën mbi tavolinë dhe u largua nga vendngjarja.

Sipas informacionit të siguruar, dy vite më parë viktima kishte deklaruar se djali nuk kishte probleme të shëndetit mendor dhe nuk kishte nevojë për trajtim. Megjithatë, mjekja që e vizitoi atë kishte këshilluar një vizitë te psikiatri për vlerësim më të thellë, të cilën as ai dhe familja nuk e pranuan.

Banorët e fshatit e përshkruajnë familjen Kodheli si të qetë dhe pa probleme, megjithatë djali kishte emigruar që në moshë të re. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa hetimet për rrethanat dhe motivet e krimit vazhdojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...