30.7 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

“Ishte shpirti im binjak”, Rrëfimi prekës i Juela Nikollit: Humbja që i ndryshoi jetën

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Juela Nikolli, ka ndarë një nga historitë më të dhimbshme të jetës së saj, duke rikthyer në vëmendje humbjen tragjike të të fejuarit, i cili u vra në vitin 2020 së bashku me motrën e tij në oborrin e banesës.

E ftuar në emisionin S’e Luan Topi, ajo rrëfeu me emocione për lidhjen e fortë që kishte me partnerin, të cilin e konsideron ende “dashurinë e jetës”.

“E njoha në moshën 22-vjeçare. Ishte një tip shumë shakaxhi, plot jetë. Ishte shpirti im binjak,” u shpreh Juela, duke shtuar se viti kur ndodhi tragjedia do të ishte edhe viti i dasmës së tyre.

Sipas saj, gjithçka ishte gati për një ceremoni madhështore, por jeta mori një kthesë të papritur. Megjithatë, ajo zgjedh të kujtojë vetëm momentet e bukura dhe mësimet që ai i la pas.

“Ai më mësoi të dua veten dhe të mos dorëzohem kurrë. Ishte bërë si një idhull për mua,” tregoi ajo.

Juela ndau edhe momentin e vështirë kur mori lajmin e kobshëm, ndërsa ishte jashtë Shqipërisë. Ajo u shpreh se shpresonte deri në fund që gjithçka të ishte një keqkuptim.

“Kur po kthehesha në Shqipëri, lutesha që të ishte një ëndërr. Nuk kam qarë, e mbajta veten, sepse nuk doja që ai të më ‘shihte’ të shkatërruar,” rrëfeu ajo.

Edhe pse dhimbja ka qenë e madhe, ajo theksoi se ka gjetur forcë për të vazhduar përpara, duke mbajtur gjallë kujtimet dhe dashurinë që kanë ndarë së bashku.

Historia e saj është një dëshmi e fortë e humbjes, por edhe e qëndresës përballë dhimbjes që ndryshon jetën përgjithmonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...