23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Ismail Kadare feston ditën e lindjes, presidenti Begaj uron kolosin e letërsisë shqiptare

Presidenti Bajram Begaj ka dërguar një mesazh urimi për shkrimtarin e njohur Ismail Kadare në rastin e 88-vjetorit të tij të lindjes. Në këtë mesazh, Presidenti Begaj e uron Ismail Kadaresë një jetë të gjatë dhe shëndet të mirë, duke e quajtur shkrimtarin një “urë të fortë” të Shqipërisë me perëndimin.

Presidenti shpreh falënderim për kontributin e Kadaresë në letërsinë shqiptare, duke theksuar se universi letrar i tij ka shpërndarë mrekullinë e kulturës shqiptare dhe ka lidhur Shqipërinë me perëndimin përmes temave të tij, duke përfshirë Ilirinë, legjendat ballkanike, epopetë shqiptare dhe dramat moderne të ngjashme me Eskilin.

Mesazhi i Presidentit Bajram Begaj përcjell respektin dhe vlerësimin për kontributin e shquar të Ismail Kadaresë në botën e letërsisë dhe kulturës shqiptare.

“Jetë të gjatë dhe shëndet shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare!

Universi i tij i mrekullueshëm letrar i përcolli Shqipërinë perëndimit, nëpërmjet Ilirisë, legjendave ballkanike, Homerit në epopetë shqipe dhe Eskilit në dramat e kohëve moderne.

Kadare eshtë një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin”, shkruan Begaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...