22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Izraeli ofron mundësinë e vaksinimit nëpër shkolla/ “Nxënësit do të vaksinohen në mjediset e shkollës gjatë orarit mësimor”

Izraeli ka njoftuar se do të ofrojë mundësinë e vaksinimit nëpër shkolla pasi më parë kishte bërë të ditur se mësimi me prezencë fizike do të vazhdojë më 1 shtator.

“Nxënësit do të vaksinohen në mjediset e shkollës gjatë orarit mësimor mirëpo vetëm nëse për imunizimin e tyre pajtohen prindërit”, u tha në një deklaratë e Qeverisë së Izraelit.

Autoritetet izraelite thonë se po përpiqen të shmangin mbylljen e shkollave.

Rastet e reja me koronavirus kanë shënuar rritje në këtë vend pavarësisht një fushate disa muajshe të vaksinimit. Ministria e Shëndetësisë e Izraelit tha të hënën se janë regjistruar 6.467 raste të reja me COVID-19 dhe 1.142 persona janë të shtruar në spital.

Në Izrael rreth 30 për qind e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç kanë marrë dy doza të vaksinës. Kjo shifër është shumë më e ulët se çdo grupmoshë tjetër.

Disa anëtarë të kabinetit qeveritar kishin kundërshtuar idenë e vaksinimit në shkolla. Ministrja e Arsimit, Yifat Shasha-Biton, ka thënë në muajin korrik se nxënësit mund të ndiejnë presion për të marrë vaksina.

Të hënën (23 gusht) ajo mirëpriti planin e vaksinimit duke thënë se “fillimi i vitit shkollor është thelbësor për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë mendore të nxënësve”.

Vala e re e të infektuarve e ka detyruar Qeverinë të miratojë masa të reja kufizimi si dhe të lejojë një dozë të tretë të vaksinës për njerëzit e moshës 40 vjeç e lart

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...