34.2 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Jesse Eisenberg merr nënshtetësinë Polake për kontrbutin e tij në historinë e Hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore

 

Aktori i njohur amerikan, Jesse Eisenberg, ka marrë nënshtetësinë polake në një ceremoni të veçantë, për nder të kontributit të tij në prezantimin e historisë së hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore në filmin “A Real Pain”, fitues i çmimit Oscar. Eisenberg, i njohur për rolet e tij në kinematografi, shkroi, drejtoi dhe luajti në këtë film për dy kushërinj amerikanë që udhëtojnë në Poloni për të nderuar gjyshen e tyre, një e mbijetuar e Holokaustit.

Filmi, i cili është frymëzuar nga historia e familjes së Eisenberg, është një portret i pasionuar i mbijetesës dhe kujtimit të Holokaustit. Eisenberg u frymëzua të realizonte këtë histori pas vdekjes së tezes së tij të madhe, Doris, në vitin 2019, një grua që ishte rritur në Poloni dhe kishte shpëtuar nga Holokausti.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së nënshtetësisë, Eisenberg tha: “Ndërsa po filmonim në Poloni, dhe po ecja rrugëve, fillova të ndihesha shumë më rehat në këtë vend, ishe kaq e natyrshme lidhja, ndoshta sepse familja ime kishte jetuar në këtë vend për shumë më gjatë sesa në Nju Jork.”

Presidenti Andrzej Duda shprehu kënaqësinë që shumë individë, përfshirë Eisenberg, i njohin dhe respektojnë trashëgiminë e tyre polake dhe dëshirojnë të krijojnë një lidhje më të fortë me vendin. Ai theksoi se ky akt nderimi është një dëshmi e vlerës së trashëgimisë kulturore dhe historike të Polonisë.

Eisenberg u nominua për një Oscar për shkrimin e filmit, ndërkohë që Kieran Culkin fitoi çmimin për aktorin më të mirë jo protagonist.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...