22 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Joe Biden sot në Poloni,takim me trupat amerikanë në kufi me Ukrainën

Presidenti amerikan, Joe Biden gjatë ditës së sotme do të viziton Poloninë – shtëpia e më shumë se dy milionë refugjatëve ukrainas – pas një paralajmërimi të mëparshëm se NATO do të përgjigjet ashpër nëse Rusia përdor armë kimike.

Kriza e refugjatëve do të jetë një nga çështjet kryesore teksa ai takohet me zyrtarët polak, ndërsa do të vizitojë edhe trupat amerikane të stacionuara në Rzeszow, pranë kufirit me Ukrainën.

Para kësaj, do të ketë një takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Bruksel, qytet i cili ishte mikpritës i një samiti të liderëve të NATO-s dhe G7, raporton skynews.

Theksojmë se në kufirin polako-ukrainas ka qenë ditë më parë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ishte i shoqëruar nga homologu ukrainas, Dmytro Kuleba.

Theksojmë se një delegacion i përbërë prej tri kryeministrave të Sllovenisë, Çekisë dhe Polonisë kanë pasur një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar me bombardime edhe gjatë mbrëmjes së kaluar duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...