12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Juventusi i Tiago Motës kërkon të rikthejë golat dhe fitoret në Marasi kundër Xhenovas

Pas tri barazimeve pa gola, Juventusi i drejtuar nga trajneri Tiago Motta përgatitet për sfidën kundër Xhenoas në Marasi, me synimin për të rigjetur golin dhe fitoren. Në prag të ndeshjes, Motta ka ndarë pritshmëritë e tij dhe ka zbuluar formacionin që do të zbresë në fushë.

Trajneri theksoi rëndësinë e kontrollit të lojës dhe sulmit të organizuar për të krijuar mundësi shënimi:
“Do të përballemi me një skuadër të vështirë si çdo ekip në Serinë A. Duhet të imponojmë stilin tonë dhe të krijojmë sa më shumë hapësira në sulm,” tha ai.

PËRGATITJA
Kemi punuar shumë gjatë javës, veçanërisht në goditjet nga jashtë zone. Duhet të sulmojmë me shumë lojtarë për të krijuar situata të favorshme,” vazhdoi Motta.

VLAHOVIC
Sa i përket sulmuesit kryesor, Dushan Vlahovic, Motta u shpreh:
“Dushan po bën një punë të shkëlqyer. Është thelbësore që skuadra të ndërtojë mirë lojën nga pas, në mënyrë që ai të ketë më shumë mundësi për të finalizuar. Skuadra ka nevojë për të njësoj si ai për ne.”

NDESHJA PA TIFOZË
Një nga shqetësimet e trajnerit është mungesa e tifozëve në stadium:
Është mëkat që ndeshja do të luhet pa tifozë. Futbolli është sporti më i bukur në botë dhe stadiumet duhet të jenë të mbushura me njerëz që festojnë dhe shijojnë spektaklin.

SULMI DHE LOJA E SKUADRËS
Trajneri nuk është i shqetësuar për mungesën e golave deri më tani, duke theksuar se e gjithë skuadra duhet të kontribuojë në fazën ofensive:
“Faza sulmuese nuk varet vetëm nga një lojtar. Kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara kundër Napolit, duke kontrolluar topin ndaj një skuadre të madhe. Duhet t’i krijojmë më shumë mundësi sulmuesve dhe mesfushorëve për të dhënë më të mirën.”

RIKTHIMET NË SKUADËR
Motta përmendi rikthimet e rëndësishme në skuadër, përfshirë edhe kthimin e lojtarit Gati:
“Gati është rikuperuar nga dhimbjet në kavilje dhe do të jetë me grupin, ashtu si dhe Koisensao. Një urim të madh për lindjen e vajzës së tij, Kamila.”

Me një motivim të qartë për të rikthyer golat dhe fitoret, Juventusi synon të dalë me tre pikë nga përballja e radhës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...