14.7 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Kallas: Shqipëria ka mbështetje të plotë për anëtarësim në BE

 

Deklarata e Komisionerit Europian për Zgjerimin, Oliver Kallas, theksoi angazhimin e Shqipërisë në përmbushjen e vlerave dhe standardeve të Bashkimit Europian. Ai vuri në dukje vendimin e Shqipërisë për të zbatuar sanksionet ndaj Rusisë, si një dëshmi e përkushtimit të saj ndaj politikave të BE-së.

Kallas gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të fortë mes BE-së dhe Shqipërisë, duke nënvizuar lancimin e dialogut të parë për sigurinë dhe mbrojtjen si një hap të rëndësishëm për të dy palët. Me një mbështetje të fuqishme për reformat dhe axhendën ambicioze të Shqipërisë për anëtarësim, Komisioneri Kallas siguroi mbështetje të plotë për përmbushjen e kërkesave të BE-së, duke theksuar se e ardhmja e Shqipërisë është brenda Bashkimit Europian.

Kallas u shpreh: “Shqipëria është një aleate e Bashkimit Europian. Vendimi për të zbatuar sanksionet ndaj Rusisë tregon përkushtimin tuaj ndaj vlerave të BE, e kuptoj se nuk është gjithnjë e lehtë për t’u bërë politikisht. BE është e angazhuar sa i përket Shqipërisë, bashkëpunimi sjell të mira për të dy palët. Jemi partneri më i fortë tregtar. Sot lancojmë edhe dialogun e parë BE – Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen, është një hap i rëndësishëm. Kemi dëshirë të zgjerojmë bashkëpunimin si për të luftuar kërcënime hibride, apo sulmet kibernetike.”

Ai përmendi gjithashtu ndihmën e BE për Shqipërinë, duke bërë të ditur se 13 milionë euro do të alokohen përmes mekanizmit europian të paqes për forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Kallas nënvizoi se bashkëpunimi i BE-së me Shqipërinë shkon përtej sigurisë, duke përfshirë mbështetje për reformat dhe proceset e integrimit.

Komisioneri Europian theksoi se Shqipëria ka një axhendë ambicioze për anëtarësim brenda dy viteve të ardhshme dhe theksoi se nuk ka një rrugë të shkurtër për në BE përveçse përmbushjes së reformave të nevojshme. Ai siguroi që Shqipëria ka mbështetje të plotë për grupin e kapitujve të tjerë dhe nënvizoi se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...