26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Kam humbur vetëm 2 palë zgjedhje, të tjera janë dizinformim”, Basha ripyetet nëse pretendon të jetë në krye të PD

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha është shfaqur sot në seancën e Kuvendit të Shqipërisë.

Ai deklaroi se denoncon me forcë kërcënimet dhe ofendimet ndaj deputetëve dhe mediave në mbledhjen në kryesi. Teksa ka mbërritur në Kuvend, ish-kryedemokrati kishte një gjuhë të ashpër ndaj dhunës brenda partisë së PD-së e shtoi se lufta kundër mendimit ndryshe nuk ka vend në një demokraci.

“Dua ti them çdo demokrati se jam këtu për interesat e tyre cilido qoftë vendimi im për kandidaturën e 29 korrikut. Përgjigja ime lidhur me dhunën  jashtë kryesisë është e tillë. Dënoj më forcë banalitet dhe kërcënimet që ndodhën, aq më shumë ndaj punonjësve të medias. Distancohem nga këto akte. Në mënyrë absoulte ju si gazetarë kemi mbështetjen time përsonale dhe absolute. Ky nuk është modeli im. Unë jam i vendosur por nuk mendoj se dhuna dhe kërcënimet na përfaqësojne. Brezi i vjetër e ka bërë këtë për 33 vite, ky nuk është modeli ynë.  Ne jemi brezi i ri pasi përfaqësojmë një tranzicion, një model të ri, ndryshe nga ai i pari. Nuk merrem me diskutimet e kryesisë pasi nuk jam anëtar, dhe nuk e di çfarë është diskutuar. Në 33 vjet ke 3 dinosaur që kanë humbur zgjedhjet dhe kanë hedhur Shqipërinë në erë. Kapen duke blere zgjedhjet dhe prandaj trajtohen me seriozitet. Jam për t’ju përgjigjur pa asnjë hezitim, se nuk do të udhëhiqem nga interesi im personal. Do i shërbej interesit publik. Sa zgjedhje jam humbur unë? 6? Jo, po 16. Kam humbur vetëm 2 palë zgjedhje, të tjera janë dizinformim”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...