27.3 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Kamala Harris mbyll fushatën :Trump është i paqëndrueshëm, i fiksuar pas hakmarrjes

Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, mbylli fushatën zgjedhore me një fjalim në sheshin pranë Shtëpisë së Bardhë, ku bëri thirrje për një gjeneratë të re lidershipi në Shtetet e Bashkuara. Ajo e përdori këtë mundësi për të paralajmëruar amerikanët për rreziqet që do të sillte rikthimi i Donald Trump në presidencë.

“Ne e dimë se kush është Donald Trump. Ai që dërgoi një turmë të armatosur në Kapitol në përpjekje për të përmbysur humbjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ai është i paqëndrueshëm, i fiksuar pas hakmarrjes dhe në kërkim të pushtetit të pakontrolluar,” tha Harris.

Ajo e theksoi se këto janë zgjedhje mes lirisë dhe ndarjes, duke premtuar se do të jetë presidente për të gjithë amerikanët. “Në ditën e parë, nëse zgjidhej, Donald Trump do të hynte në atë zyrë me një listë armiqsh. Ndërsa nëse zgjidhem unë, do të hyj me një listë detyrash plot prioritete se çfarë do të bëj për popullin amerikan,” u shpreh ajo.

Harris përsëriti se, nëse zgjidhet nga votuesit, administrata e saj nuk do të jetë një vazhdim i presidencës së Joe Biden. “Të shërbeja si zëvendëspresidente e Bidenit ka qenë një nder. Por kjo nuk do të përcaktojë administratën time apo objektivat e mia në detyrë. Presidenca ime do të jetë ndryshe sepse sfidat me të cilat përballemi janë të ndryshme,” tha ajo.

Në moshën 60-vjeçare, Kamala Harris do të bëhej presidentja e parë grua nëse zgjidhet, ndërsa Donald Trump, 78 vjeç, do të bëhej kandidati më i moshuar që zgjidhet president. Të dy kandidatët dallojnë në një sërë çështjesh, përfshirë mbështetjen për Ukrainën, aleancën ushtarake të NATO-s, emigracionin, të drejtat e abortit dhe taksat mbi të pasurit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...