26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kancelarja e Gjermanisë, Merkel refuzon kategorikisht rregullat strikte kufitare me vendet fqinje europiane

Kancelarja e Gjermanisë, Merkel, ka refuzuar kategorikisht rregullat strikte kufitare me vendet fqinje europiane si me Francën gjatë ashpërsimit të krizës së koronavirusit.

Mbyllja e kufijve në valën e parë të pandemisë së koronavirusit ishte “diçka shumë e ashpër”, tha politikania kristiandemokrate gjatë një mbledhjeje të asamblesë parlamentare gjermano-franceze të organizuar në formë virtuale për shkak të pandemisë. “Në situatën e krijuar atëherë me sa duket ishte e pashmangshme mbyllja e kufijve. Por unë e pranoj, që një gjë e tillë nuk duhet të përsëritet.” Por kjo kërkon nga ana tjetër edhe një koordinimin të fortë. “Unë besoj, që ne kemi nxjerrë mësime tashmë”, tha Merkel.

Kancelarja në luftën kundër pandemisë tërhoqi vëmendjen për një koordinim rajonal në Europë. “Ne e dimë edhe se çfarë do të thotë sprova, masat e mbrojtjes nga infeksioni për Europën tonë pa kufij”, theksoi Merkel në paraqitjen e përbashkët me kryeministrin francez Jean Castex përpara asamblesë parlamentare. “Ne u përgjigjemi si partnerë bashkarisht sfidave të përbashkëta”.

Presidenti i Bundestagut kristiandemokrati Wolfgang Schäuble në të njëjtën mbledhje e quajti si “gabim” mbylljen e kufijve në fillim të pandemisë. “Duhet të jetë e qartë, se “asnjëherë nuk duhet të përsëritet një veprim i tillë i pakoordinuar”, tha Schäuble.

Zëdhënësi qeveritar Steffen Seibert vuri në dukje përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë federale për të arritur një rregullore të unifikuar në mbarë BE-në sa u përket udhëtimeve.
“Aty ku nuk ka uninamitet, ne vazhdojmë të përpiqemi për këtë”, tha Seibert.

Edhe ministri i Brendshëm, përgjegjës për mbrojtjen e kufijve, kristiansociali Horst Seehofer akutalisht „nuk sheh të ketë shkas për kontrolle kufitare”, tha zëdhënësi. Ministria e Shendetësisë deklaroi gjithashtu, se „ndërkohë nuk është planifikuar ndonjë ndryshim për udhëtimet”.

Landet më të rrepta se federtata?
Disa kryeministra të landeve gjermane kërkojnë nga qeveria që të veprojë. Kryeministri i Saksonisë, kristiandemokrati Michael Kretschmer kërkoi kontrolle më të rrepta për ata që kthehen nga pushimet. “Vendimtare është, që ne tani të mos lejojmë sjelljen e koronavirusit nga jashtë”, i tha ai gazetës “Funke-Zeitungen”.

Kryebashkiaku i Hamburgut socialdemokrati Peter Tschentscher u shpreh për rregullore më të ashpër për udhëtimet për shkak të koronavirusit. Rregullojra aktuale sipas tij është në disa aspekte e dobët, është shprehur ai për gazetën “Welt”. Ai kërkon, që të gjithë të vaksinuarit që kthehen nga pushimet e kaluara në vende me incidencë të lartë infeksioni duhet të futen në karantinë, që së paku mund të shfuqizohet pas pesë ditësh me paraqitjen e një testi PCR.

Kryeministri i Bavarisë kristiansociali Markus Söder kërkon rregulla më të qarta për ata që kthehen nga pushimet. Duke iu refruar sezonit të pikut të udhëtimeve Söder tha, se “federata duhet të japë qartazi edhe njëherë rekomandimet për pushimet e verës.” Detyrimet akzistuese, për të paraqitur testin pas pushimeve, duhet të kontrollohen.

“E vetmja asamble parlamentare binacionale në botë”
Asambleja parlamentare gjermano-franceze e themeluar më 2019 – që mblidhet çdo dy vjet – një herë në Paris dhe njëherë në Berlin, përbëhet nga 50 deputetë të Bundestagut dhe Asamblesë Kombëtare franceze. Në mbledhjen online të hënën (28.06) kancelarja Merkel dhe kryeministri francez Castex iu përgjigjën pyetjeve të parlamentarëve jo vetëm për pandeminë. Tema ishin edhe klima, refugjatët, politika e jashtme dhe ajo ekonomike.

Preisdenti i Bundestag-ut Schäuble e cilësoi këtë asamble “si sukses dhe si një dhomë unikale binacionale parlamentare”. Pikërisht në kohën e krizës së koronavirusit bashkëpunimi parlamentar mes të dyja vendeven është dëshmuar si i vlefshëm./DW/

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...