31.8 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Kapen 36 kilogram kanabis në Lezhë, arrestohen 2 të rinjtë

2 të rinj janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi janë kapur duke transportuar lëndë narkotike.

Mësohet se në pranga përfunduan Roland Lala dhe Kleon Zeneli, pasi në makinën me të cilën po udhëtonin, u kap 36 kg kanabis, të cilën e kishin ndarë në 10 thasë.

Në banesën e Lalës u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, një pistoletë shenjëdhënëse dhe municion luftarak.

Njoftimi:

Lezhë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Zmeja”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Mirditë dhe Lezhë.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen drogë dhe armë zjarri.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se me një automjet që lëvizte në drejtim të Mirditës, po transportonin lëndë narkotike, në afërsi të fshatit Jezull, Mirditë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Zmeja”.

Si rezultat, u bë lokalizimi dhe ndalimi i automjetit të dyshuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin R. L. dhe pasagjer shtetasin K. Z., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 thasë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 36 kilogramë.

Në vijim të operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së DVP Dibër, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R. L., në fshatin Zall Dardhë, Dibër, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, një pistoletë shenjëdhënëse dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
R. L., 28 vjeç, banues në Zall Dardhë, Dibër dhe K. Z., 28 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...