26.6 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Kapen tre persona me 40 kg kanabis në rrugën drejt Tiranës

Tre persona janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi janë kapur duke transportuar 40 kg kanabis drejt Tiranës. Në një kontroll rutinor të mjetit të tyre, policia zbuloi 3 thasa të dyshuara përmbajtëse të lëndës narkotike cannabis sativa, me një peshë totale prej 40 kilogramë e 200 gramë.

Policia ka zbuluar se lënda narkotike ishte në rrugë drejt Tiranës, ku pritej të shitej në doza. Aksioni i autoriteteve ka ndihmuar në kapjen e personave të përfshirë dhe ndalimin e transportit të substancave të paligjshme në territorin shqiptar.

Njoftimi i policise:

DVP Lezhë/Vijojnë goditjet ndaj veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.

Sekuestrohen 40 kilogramë e 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Vihen në pranga 3 shtetas që u kapën në flagrancë, në fshatin Gocaj, duke transportuar me automjet, lëndën narkotike, në drejtim të Tiranës, me qëllim shitjen në doza.

Të tre të arrestuarit, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe në fushën e vjedhjes.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në vijim të goditjeve të pandërprera ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike drejt Tiranës, me qëllim shitjen në doza, kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, për dokumentimin e rastit dhe arrestimin e autorëve.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Shkodër – Tiranë”, në fshatin Gocaj, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Renault” me të cilin dyshohej se po transportohej lënda narkotike. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 40 kilogramë e 200 gramë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

M., 32 vjeç, banues në Tiranë (drejtuesi i automjetit);
S., 36 vjeç dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë (pasagjerë në automjet).
Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike që u gjet në automjetin e marrë me qira nga shtetasi E. M., po transportohej në drejtim të Tiranës, me qëllim shitjen në doza.

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 4 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...