36.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Kapet 28-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht për trafik narkotikësh

Një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është kapur në Shënkoll nga Policia e Shtetit. Autoritetet bëjnë të ditur se 28-vjeçari akuzohet nga autoritetet spanjolle për trafik të lëndëve narkotike dhe pritet të ekstradohet drejt Spanjës, pas vendimit të Gjykatës së Tarragonës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Në kuadër të megaoperacionit ‘Sundimi i ligjit’ dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar ‘Operacionalja 8’, kapi në Shënkoll dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar K. B., 28 vjeç, i lindur në fshatin Domgjon, Lezhë.

Gjykata e Tarragonës, Spanjë, me vendimin e datës 28.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës,” thuhet në njoftim.

Interpol Tirana dhe Interpol Madrid po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...