26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kapet dhe arrestohet autori i plagosjes me thikë në Bajram Curri

Tropojë – Policia e Tropojës ka vënë në pranga Sebastjan Dollapaj, 25 vjeç, i dyshuar për plagosjen e një 18-vjeçari gjatë një konflikti me motive të dobëta në qytetin e Bajram Currit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të datës 19 korrik 2025, kur mes shtetasve Sebastjan Dollapaj dhe D.H., banues në Bajram Curri, ka shpërthyer një konflikt, i cili u përshkallëzua në përdorimin e një mjeti prerës – një thikë, e cila u sekuestrua nga policia si provë materiale.

I plagosuri, 18-vjeçari, ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Kukësit, kryen veprime intensive hetimore dhe dokumentuan plotësisht ngjarjen. Materialet procedurale u dorëzuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Kukës për vijimësi ligjore.

Sebastjan Dollapaj akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...