21.8 C
Tiranë
Sunday, September 20, 2026

Kapet duke transportuar emigrant të paligjshëm drejt Greqisë, arrestohet një 29-vjeçar në Sarandë

Sarandë – Një 29-vjeçar është arrestuar në fshatin Xarë, pas kapjes së tij duke transportuar një emigrant të paligjshëm drejt kufirit me Greqinë.

Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur “Sorone”, ku autoritetet ndaluan një automjet tip Volkswagen që po lëvizte me një shtetas të huaj pa dokumentacion të rregullt.

Sipas hetimeve paraprake, drejtuesi i automjetit, A. K., banues në Karbunarë, Lushnjë, kishte marrë pagesë për të transportuar një shtetas nga Pakistani me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Automjeti u sekuestrua si provë materiale, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...