34.5 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Kapet në flagrancë me 1000 bimë kanabisi në Fier, arrestohet 48-vjeçari – procedohet penalisht edhe babai i tij

Një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur nga Policia e Fierit, në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”, me arrestimin e një 48-vjeçari dhe procedimin penal të babait të tij.

Në pranga ka rënë Eduart Gjikoli, banues në Pojan, i cili u kap në flagrancë teksa po kujdesej për rreth 1000 bimë kanabisi, të mbjella përgjatë kanaleve kulluese në fshatin Povelçë, në një zonë të njohur si “Fushat e fshatit”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies, ndërkohë që hetimet kanë zbuluar se në këtë aktivitet të paligjshëm dyshohet të jetë i përfshirë edhe babai i 48-vjeçarit, një 77-vjeçar me inicialet E. Gj., i cili është proceduar penalisht.

Gjatë kontrollit të banesës së Eduart Gjikolit, forcat e rendit sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy krehëra dhe 14 fishekë luftarak, të cilat i përkisnin të arrestuarit dhe ndihmuan në ngarkimin e tij me akuzat për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Policia thekson se operacioni “Koordinata” vijon, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në territorin e qarkut Fier. Ndërkohë, hetimet po thellohen për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha sulmon Vuçiçin: “Deklaratat janë destabilizuese” – akuza të forta ndaj Ramës: “Ka kryer...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i...

Berisha: “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së” – sulmon Ramën: “Kufomë politike...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Belinda Balluku është de...

Ra nga shkëmbi në plazhin e Radhimës, plagoset rëndë 55-vjeçari

0
VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi,...

“Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur” – banorët e Gjormit në protestë:...

0
KURBIN – Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në...

Transporti publik drejt reduktimit të flotës? Operatorët: “Nëse nuk marrim kompensimin, do të ulim...

0
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje lidhur me...