34.5 C
Tiranë
Monday, August 3, 2026

Kapet në Tiranë shqiptari i kërkuar në Kosovë për kultivim droge

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Operacionalja 69”, duke arrestuar në Tiranë shtetasin Oltion Shehu, 49 vjeç, me origjinë nga Tepelena.

Sipas njoftimit zyrtar, Shehu ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës, pasi Gjykata Themelore e Gjakovës i kishte caktuar në shkurt 2025 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Arrestimi u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë shqiptare dhe agjencive ligjzbatuese të Kosovës, në kuadër të shkëmbimit të informacionit operacional.

Interpol Tirana vijon procedurat me autoritetet kosovare për ekstradimin e 49-vjeçarit drejt Gjakovës, ku do të përballet me drejtësinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...