29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kapet ‘Shtëpia e barit’ në Shkodër/ 8 persona mes tyre punonjës të OSSHE

Në Bërdicë të Shkodrës mbrëmjen e djeshme policia ka zbuluar një laborator droge, ndërsa ka vënë në pranga 8 persona mes të cilëve 5 punonjës të OSHEE-së.

Sipas burimeve 2 punonjës janë arrestuar në kushtet e flagrancës, ndërsa 3 prej tyre janë shpallur në kërkim.

Pas kontrollit blutë kanë sekuestruar dhe 2 mijë rrënjë cannabis sativa, gjysma prej të cilave ishin bërë gati për treg.

Burime bëjnë me dije se personat e arrestuar janë: Tafil Brahimi, Izmir Sakicaj, Endrit Mehaj dhe janë shpallur në kërkim pronari i banesës Arben Haxhia dhe Ergys Nikshiqi, bashkëpuntor i tij.

Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasve; Indrit Taraboshi, Pavlin Çarri, Agron Hoxha, Hektor Lami, Bledar Ahmeti dhe ndiqet në gjëndje të lirë Ramir Haderi, punonjës të OSHEE-së.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i kultivimit të kanabisit me anë të llambave.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bërdica”.

Zbulohet një banesë që ishte përshtatur për kultivim të kanabisit, me anë të ngrohjes me llamba.

Sekuestrohen 1200 fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 730 bimë të dyshuara cannabis sativa, 64 llamba elektrike, 64 impiante kondicionerësh për pastrim ajri dhe 40 stabilizatorë elektrikë.

Gjithashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri, fishekë luftarakë, një automjet dhe 4 celularë.

Vihen në pranga 8 shtetas, 5 prej të cilëve janë punonjës të OSHEE-së.

Shpallen në kërkim pronari i banesës dhe njëri nga bashkëpunëtorët e tij.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe “Shqiponjat” e DVP Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas kishin përshtatur katin e dytë të një banese trekatëshe në fshatin Bërdicë, për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bërdica”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: E. M., 38 vjeç, T. B., 27 vjeç, I. S., 20 vjeç, banues në Shkodër dhe u shpallën në kërkim A. H. dhe E. N.

Gjithashtu u ndaluan edhe 5 punonjës të OSHEE-së, shtetasit: I. T., 38 vjeç, shef ekipi pranë OSHEE-së, P. Ç., 58 vjeç, shef teknike pranë OSHEE-së, A. H. 61 vjeç, elektricist pranë OSHEE-së , H. L., 45 vjeç, elektricist pranë OSHEE-së, B. A., 43 vjeç, lexues i OSHEE-së në zonën e Berdicës, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 35 vjeç, koordinatori i zonës së shpërndarjes pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi A. H., pronari i banesës, në bashkëpunim me shtetasit E. N. dhe E. M., kishin përshtatur banesën për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.

Shtetasit e arrestuar T. B., I. S. dhe E. M., në momentin që është zhvilluar operacioni ndodheshin në ambientet e banesës që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Nga kontrolli i magazinave dhe banesave u sekuestruan 1200 fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 730 bimë të dyshuara cannabis sativa, 64 llamba elektrike, 64 impiante kondicionerësh për pastrim ajri, 40 stabilizatorë elektrik, një armë zjarri, fishekë luftarakë, një automjet dhe 4 celularë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje”, “Fshehja e të ardhurave”, ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...