21.2 C
Tiranë
Wednesday, June 10, 2026

Karantina e dytë/ Merkel prezanton masat e ashpra.

Kancelarja Angela Merkel u përball me britma dhe një mori pyetjesh në Bundestagun gjerman këtë mëngjes, teksa njoftoi planet e qeverisë për një bllokim të dytë “më të butë”, raporton “The Guardian”.

Nga e hëna, baret, restorantet, teatrot, pishinat dhe sallat e fitnesit do të mbyllen për një muaj, dhe organizimet publike do të kufizohen deri në dy familje maksimumi ose mbledhje deri në dhjetë persona.

Për udhëtimet që janë të panevojshme thirrja eshte qe te shmangen dhe hotelet këshillohen të mos presin turistë.

Megjithatë, shkollat, çerdhet dhe dyqanet do të qëndrojnë të hapura.

Merkel tha të enjten në mëngjes se Gjermania ishte në një “situatë dramatike” ndërsa vendi po hyn në sezonin e dimrit.

Sipas Kancelares, “populistët që pretendojnë se koronavirusi është i padëmshëm janë të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm”.

“Gënjeshtrat dhe dezinformimi, teoritë e konspiracionit dhe urrejtja dëmtojnë jo vetëm debatin demokratik, por edhe luftën kundër virusit,” tha ajo, duke shtuar se kjo e vë në rrezik jetën e njerëzve.

“Dimri do të jetë i vështirë,” tha ajo. “Katër muaj të gjatë, të vështirë.                                   Por do të marrë fund ”.

Me rritjen e numrit të pacientëve Covid-19 në kujdes intensiv, që u dyfishua në dhjetë ditët e fundit, tha kancelarja, spitalet do të mbingarkohen “brenda disa javësh” nëse nuk ndërmerren hapa të tjerë për të frenuar përhapjen e virusit.

Por vendimi për bllokimin e ri është përballur me kundërshti të forta sidomos nga sektorët e gastronomisë.

Pavarësisht garancive për subvencione të mëtejshme shtetërore, restorantet, baret dhe hotelet do të goditen rëndë nga mbyllja e dytë.

Ka pak të dhëna që sugjerojnë që restorantet dhe baret ku klientët mbajnë maska, kanë nxitur rritjen e infektimeve së fundmi.

E djathta ekstreme AfD dhe FDP kryesuan kundërshtitë për masat e reja në Bundestag.

“Ne e konsiderojmë paralizimin e sektorit të kulturës dhe gastronomisë, praktikisht të gjithë jetën e lirë të qytetarëve tanë, si të tepërt dhe të papërshtatshme”, tha bashkë-drejtuesi i AfD Alexander Gauland.

As Gauland dhe as udhëheqësi i FDP Christian Lindner nuk ofruan propozime konkrete për një plan alternativ, siç është mbyllja e shkollave.

Agjencia e kontrollit të sëmundjes së Gjermanisë të Enjten regjistroi një rekord të ri me 16,774 infeksione të reja në 24 orët e fundit, megjithëse tani për tani shkalla e infeksionit në Gjermani është ende dukshëm më e ulët se në vendet fqinje si Franca ose Belgjika.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Më kërkoi të fikja dritat, do nxirrte një frigorifer’ – Dëshmia në gjykatë për...

0
Në Gjykatën e Tiranës ka dëshmuar Enea Zyferi, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest me burg” për akuzën e përkrahjes së autorit të...

“5 të arrestuar në Kosovë pas hetimit 3-vjeçar me Europol – si u zbërthyen...

0
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar, i cili dyshohet se ka trafikuar drogë...

Tiranë: 24-vjeçari turk zhduket, nisin kërkimet pas denoncimit të mikeshës

0
Një shtetase turke ka raportuar humbjen e kontakteve me një 24-vjeçar, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në Tiranë. Sipas saj, i riu,...

Balluku nga Apollonia: “Pa rrënjët dhe kujtesën historike nuk ndërtohet e ardhmja”

0
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka zhvilluar një aktivitet në Apolloni, ku ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike...

Kryeministri Rama reagon ndaj pretendimeve për “shitjen e ishujve”: “Është kaq shqetësuese kur kalon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj lajmeve dhe diskutimeve të fundit në media dhe rrjete sociale, të cilat pretendojnë se qeveria shqiptare po shet...