32.5 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

KEK dhe Komuna e Obiliqit thellojnë bashkëpunimin për projekte strategjike dhe ambientale

Obiliq – Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Gramos Hashani, vizitoi sot kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, për t’i uruar suksese në detyrën e re dhe për të diskutuar mbi projektet e përbashkëta që synojnë përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Gjatë takimit, Hashani theksoi se KEK ndodhet në një fazë strategjike për rritjen e prodhimit dhe sigurinë e furnizimit me energji. Ai nënvizoi rëndësinë e modernizimit të termocentraleve, duke përmirësuar edhe komponentën ambientale dhe jetesën e banorëve të Obiliqit.

“Pas shumë dekadash, po fillojmë projekte që rrisin kapacitetet, sigurinë e furnizimit dhe modernizimin, duke ndikuar pozitivisht edhe në cilësinë e jetës së qytetarëve,” tha Hashani. Ai shtoi se KEK planifikon të dyfishojë buxhetin për projektet komunitare dhe përmendi parkun solar fotovoltaik mbi 100 megaëat, ku kompania gjermane ka ofruar mbështetje institucionale për lejet mjedisore dhe ndërtimore.

Kryetari Halil Thaçi falënderoi Hashanin për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e komunës për të bashkëpunuar ngushtë me KEK-un në të gjitha projektet që përmirësojnë jetën e qytetarëve të Obiliqit.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit mes institucioneve lokale dhe KEK-ut, me fokus në projekte strategjike dhe zhvillim të qëndrueshëm për komunitetin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...