25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Kemi një dritare për negociata”/ Zelensky: Rusia po humbet iniciativën në fushën e betejës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia po humbet gradualisht iniciativën ushtarake në front, duke krijuar sipas tij një mundësi reale për arritjen e një zgjidhjeje diplomatike të luftës.

Në një intervistë për CBS News, Zelensky u shpreh se kjo tendencë ka nisur që në fund të vitit 2025 dhe se ai ua ka përcjellë këtë vlerësim edhe partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“U thashë atyre në janar se mendoj që kemi një dritare për negociata, sepse çdo muaj ata do të humbasin gjithnjë e më shumë njerëz dhe, për këto arsye, do të humbasin iniciativën në fushën e betejës”, deklaroi Zelensky.

Sipas presidentit ukrainas, që nga dhjetori i vitit 2025, forcat ruse nuk kanë arritur të ruajnë të njëjtin ritëm avancimi, ndërsa gjatë muajit të fundit, sipas tij, trupat ukrainase kanë çliruar po aq territor sa ka tentuar të pushtojë armiku.

Zelensky theksoi se muajt para ardhjes së dimrit mund të jenë vendimtarë për zhvillimet e ardhshme të konfliktit.

“Tani kemi këtë periudhë kohore para dimrit. Mendoj se para dimrit duhet të gjejmë një mënyrë diplomatike për t’u ulur dhe për të biseduar”, u shpreh ai.

Deklaratat e liderit ukrainas vijnë në një kohë kur përpjekjet ndërkombëtare për të nxitur dialogun mes Kievit dhe Moskës janë shtuar, ndërsa lufta e nisur nga Rusia kundër Ukraina vazhdon të mbetet një nga konfliktet më të mëdha gjeopolitike në botë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...