34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“Kemi një sistem të sofistikuar të shërbimeve online”/ Rama: “Shqipëria e teta në Evropë për teknologjinë më të zhvilluar”

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë ditën e sotme ka theksuar dhe njëherë se sulmi kibernetik që erdhi nga Irani nuk ia arriti qëllimit.

Sipas tij, shkak i sulmit u bë strehimi i iranianëve nga vendi ynë.

Bazuar në treguesin e zhvillimit digjital të Kombeve të Bashkuara Shqipëria renditet e teta në Evropë dhe e 19-ta në botë lidhur me zhvillimin e sistemeve teknologjike.

Ne u përballëm me një sulm të rëndë nga Irani në përpjekje për të fshirë të dhënat tona dhe për të shkatërruar sistemin tonë të shërbimeve online që është një sistem shumë i zhvilluar në Shqipëri. Vetëm dje në treguesin e zhvillimit digjital të Kombeve të Bashkuara Shqipëria renditet e teta në Evropë dhe e 19-ta në botë që nënkupton që kemi një sistem të sofistikuar të shërbimeve online.Ata na goditën në një pjesë strategjike të funksioneve tona të përditshme. Shqipëria është i vetmi vend në gjithë Evropën që kishte më shumë hebrenj, sepse hebrejtë u mbrojtën dhe nuk ka asnjë dëshmi që iu dorëzuan nazistëve. Kur Sllobodan Milosheviç nisi spastrimin etnik, rreth gjysmë milioni njerëz erdhën në Shqipëri. Kur filloi lufta në Afganistan ne i hapëm dyer mijëra afganëve që askush nuk donte t’i merrte. Ishte një situatë e sikletshme për tu parë që anëtarët e NATO-s patën idenë e tmerrshme të largoheshin pa ta. Ne nuk mund t’i shpëtonim të gjithë por shpëtuam një pjesë të tyre”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...