34.9 C
Tiranë
Monday, September 7, 2026

“Kemi qenë të ftuar zyrtarisht… do të jemi në pjesën VIP”: Mediu zbulon detajet e udhëtimit të Berishës në SHBA, do të marrë pjesë në konventën në Dallas

Tiranë — Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka dhënë detaje mbi vizitën e pritshme të Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesëmarrjen e tij në konventën e Partisë Republikane amerikane që do të zhvillohet në Dallas.
Përmes një lidhjeje direkte në një studio televizive, Mediu konfirmoi se ftesa për këtë aktivitet është zyrtare dhe lidhet me angazhimin e tyre ndërkombëtar:
> “Unë dhe zoti Berisha, bashkë me dy përfaqësues të tjerë që jemi anëtarë të ekzekutivit të IDU-së, kemi qenë të ftuar zyrtarisht në konventën republikane që do të zhvillohet në Dallas”, deklaroi Mediu.
>
Në zonën VIP me drejtuesit e lartë amerikanë
Mediu nëgjenoi se prania e tyre në këtë ngjarje politike do të jetë e një niveli të lartë përfaqësimi, duke u pozicionuar në sektorin kryesor të konventës:
> “Do të jemi në pjesën VIP të konventës. Do të jemi atje ku është pjesa e rëndësishme e konventës, me përfaqësuesit më të lartë”, u shpreh kreu i PR-së.
>
Takime me senatorë e kongresmenë
Përveç pjesëmarrjes në punimet e konventës, vizita në SHBA do të shoqërohet edhe me një axhendë takimesh zyrtare me figura të rëndësishme të politikes amerikane.
Sipas Mediut, gjatë qëndrimit atje janë parashikuar takime me përfaqësues të Kongresit, Senatit si dhe me zyrtarë të lartë të vetë Partisë Republikane amerikane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Makina tregtare të lyera me bojë ushtarake!”/ Leskaj akuza Ramës e Ard Veliut: Mashtrim...

0
Tiranë — Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka hedhur akuza të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit të kompanisë shtetërore të mbrojtjes...

“Shpresojmë të rikthehet pranë familjes”/ Pas tre javësh kërkime gjehet në Tiranë 80-vjeçari nga...

0
Tiranë — Pas disa javësh ankthi dhe kërkimesh të pandërprera, është gjetur shëndosh e mirë i moshuari 80-vjeçar Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili...

“Flakët morën përmasa masive…”/ Tmerr në mesnatë në superstradën Lezhë-Milot, përfshihet nga zjarri gomisteria!

0
Lezhë — Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mesnatës, rreth orës 01:00, përgjatë superstradës Lezhë-Milot, ku një biznes gomisterie...

“Kjo është dëshmi e gjallë e ringritjes”/ Tre përvjetorë në një ditë, Baba Mondi...

0
Tiranë — Në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane është mbajtur Konferenca Jubilare me rastin e 35-vjetorit të rihapjes së kësaj qendre shpirtërore pas rënies së regjimit...

Rama inspektim në Vlorë: Parku “Aulona” do të shndërrohet në një ambient publik e...

0
Vlorë — Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në qytetin e Vlorës, ku fillimisht ka zhvilluar një takim në Universitetin e Vlorës...