34.9 C
Tiranë
Monday, September 7, 2026

“Zotin Berisha nuk deshën ta linin në Amerikë, jo më mos të kishte 7 veta që protestonin!”/ Mediu zbulon prapaskenat

New Jersey / Tiranë — Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka dhënë detaje mbi ecurinë e vizitës së kryedemokratit Sali Berisha në New Jersey të SHBA-së, duke e cilësuar prritjen nga komuniteti shqiptaro-amerikan si një sukses që tejskon çdo pritshmëri.
Në një lidhje direkte në studio televizive, Mediu tregoi për atmosferën gjatë takimit me bashkëatdhetarët dhe bëri të ditur se Berisha ka zhvilluar edhe takime të nivelit të lartë diplomatik:
> “Takimi i sotëm tregoi që shqiptarët e Amerikës kishin një dëshirë jashtëzakonisht të madhe për të takuar zotin Berisha dhe për të bashkëbiseduar me të… Ka qenë një takim jashtëzakonisht i bukur, i cili vjen mbas një takimi që u bë mbrëmë në një darkë të shtruar me përfaqësues të komunitetit shqiptar të të gjitha trojeve, por edhe përfaqësues, ish-zyrtarë të Departamentit të Shtetit, por edhe të politikës amerikane, të cilët asistuan darkën e mbrëmshme”, u shpreh Mediu.
>
Përgjigja për protestat: Është bërë politikë për të shkatërruar opozitarizmin
I pyetur mbi raportimet për një protestë të organizuar gjatë vizitës, kreu i PR-së e minimizoi ngjarjen, duke e parë atë si pjesë të një sulmi më të gjerë politik kundër figurës së Berishës dhe opozitës:
> “Zotin Berisha nuk deshën ta linin në Amerikë jo më mos të kishte shtatë veta që të protestonin. Është bërë një politikë e tëra për ta shkatërruar opozitarizmin dhe në një mënyrë të veçantë për të shkatërruar historinë politike që ka ndërtuar zoti Berisha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi ai.

Lidhja historike me Shtëpinë e Bardhë
Për të argumentuar peshën e kësaj vizite dhe marrëdhëniet e Berishës me Uashingtonin, Mediu rikujtoi arritjet kryesore të së kaluarës në marrëdhëniet dypalëshe:

“I vetmi autoritet i cili ka qenë dy herë në Shtëpinë e Bardhë i ftuar zyrtarisht ka qenë zoti Berisha, me Presidentin Bush edhe me Presidentin Clinton. I vetmi autoritet i cili ka pritur një president të zgjedhur në detyrë të SHBA-së në Tiranë ka qenë zoti Berisha. Dhe ka dhënë dy lajme të jashtëzakonshme Presidenti Bush në Tiranë, që ka qenë pavarësia e Kosovës edhe Shqipëria në NATO”, përfundoi Mediu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Makina tregtare të lyera me bojë ushtarake!”/ Leskaj akuza Ramës e Ard Veliut: Mashtrim...

0
Tiranë — Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka hedhur akuza të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit të kompanisë shtetërore të mbrojtjes...

“Shpresojmë të rikthehet pranë familjes”/ Pas tre javësh kërkime gjehet në Tiranë 80-vjeçari nga...

0
Tiranë — Pas disa javësh ankthi dhe kërkimesh të pandërprera, është gjetur shëndosh e mirë i moshuari 80-vjeçar Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili...

“Flakët morën përmasa masive…”/ Tmerr në mesnatë në superstradën Lezhë-Milot, përfshihet nga zjarri gomisteria!

0
Lezhë — Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mesnatës, rreth orës 01:00, përgjatë superstradës Lezhë-Milot, ku një biznes gomisterie...

“Kjo është dëshmi e gjallë e ringritjes”/ Tre përvjetorë në një ditë, Baba Mondi...

0
Tiranë — Në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane është mbajtur Konferenca Jubilare me rastin e 35-vjetorit të rihapjes së kësaj qendre shpirtërore pas rënies së regjimit...

Rama inspektim në Vlorë: Parku “Aulona” do të shndërrohet në një ambient publik e...

0
Vlorë — Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në qytetin e Vlorës, ku fillimisht ka zhvilluar një takim në Universitetin e Vlorës...