12.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Këngëtarja arrestohet për performancën pa hixhab në Iran

Autoritetet iraniane kanë arrestuar këngëtaren 27-vjeçare Parastoo Ahmady, pas publikimit të një videoje në kanalin e saj në YouTube, ku ajo këndon pa hixhabin e detyrueshëm për gratë iraniane. Ajo kishte veshur një fustan mbrëmjeje të zi me shpatulla të zhveshura dhe flokët lëshuar, duke kënduar për rreth tridhjetë minuta në një shfaqje live pa audiencë. Data dhe vendi i koncertit online mbeten të panjohura, por videoja është parë më shumë se 1.4 milionë herë.

Performanca e Ahmady-t ka tërhequr mbështetje të gjerë nga fansat e saj, por edhe zemërimin e policisë së moralit, që e ka arrestuar. Avokati i saj ka deklaruar se nuk dihen akuzat kundër saj, as kush e ka arrestuar atë dhe as vendi i paraburgimit. “Unë jam Parastoo, një vajzë që dua të këndoj për njerëzit që dua. Kjo është një e drejtë që nuk mund ta anashkaloja, të këndoj për tokën që dua me pasion”, tha ajo në klipin e saj.

Nga revolucioni islamik i vitit 1979, gratë iraniane janë të detyruara të mbulojnë flokët e tyre dhe nuk lejohen të këndojnë në publik, një politikë që vazhdon të shkaktojë debate dhe protesta në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...