17.2 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Studentët lancojnë Fushatën “Mos i lër të tjerët të vendosin për ty, voto” për ndërgjegjësimin e të rinjtë

Një grup studentësh ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese me moton “Mos i lër të tjerët të vendosin për ty, voto”, e cila ka për qëllim të frymëzojë të rinjtë shqiptarë për të marrë pjesë aktive në zgjedhje. Fushata synon të përcjellë mesazhin se ndryshimi fillon nga veprimi individual dhe se vota është një mjet transformues në proceset demokratike.

Studentët zhvilluan një takim me pedagogë dhe të ftuar të ndryshëm, ku prezantuan idetë e tyre dhe diskutuan rëndësinë e kësaj kauze. Pedagogja Edlira Mali, e pranishme në takim, vlerësoi angazhimin e studentëve, duke e cilësuar si një shembull të përgjegjësisë qytetare. Ajo theksoi se ishte shumë e lumtur që studentët kishin zgjedhur të promovonin një nismë që ka kaq shumë rëndësi për demokracinë.

Nismën e përshëndetën edhe të ftuarit, si sipërmarrësi Gerti Boshnjaku dhe shkrimtari Alban Tufa, të cilët theksuan rolin e të rinjve në formësimin e të ardhmes. Të rinjtë e tjerë që ishin pjesë e takimit shprehën mbështetjen e tyre për këtë fushatë dhe theksuan rëndësinë e sensibilizimit mbi pjesëmarrjen në zgjedhje.

Studentja Marina Zela tha se “Duam të inspirojmë të rinjtë që të jenë pjesë aktive e zgjedhjeve, sepse vota është zëri ynë.” Ndërkohë, studentja Nasibe Nur Karik shton se “Ndryshimi fillon nga veprimi i çdo individi. Vota është fuqia jonë për të ndikuar.”

Fushata, e cila fokusohet veçanërisht tek të rinjtë e moshës 18-25 vjeç, synon të përhapë mesazhin e rëndësisë së votës si një detyrë qytetare dhe një mundësi për të ndikuar në ndryshime pozitive. Kjo nismë vjen disa muaj para zgjedhjeve, duke nxitur ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen masive të të rinjve në proceset demokratike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...